“Divorci” Milan-Giampaolo/Një vit nga shkarkimi i trajnerit 53-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte 8 tetori i një viti më parë kur Milan njoftoi zyrtarisht shkarkimin e Marco Giampaolo nga pozicioni i trajnerit të ekipit. Fitorja ndaj Genoas në Marassi nuk ishte e mjaftueshme për të shpëtuar stolin e tij.

53-vjeçari pasoi Gennaro Gattuso-n qershorin e kaluar, por drejtuesit e klubit të kuqezinjve vendosën të hiqnin dorë nga zgjedhja e bërë, pasi kuptuan se projekti teknik nuk po shkonte në drejtimin e dëshiruar. Pas vetëm 3 muaj e gjysmë në këtë detyrë, Giampaolo u largua për shkak të një fillimi të dobët të sezonit. Trajneri italian në 7 javë kampionat, arriti 3 fitore, 3 humbje dhe një barazim.
Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban nuk dëshironin t’i jepnin 53 vjecarit më shumë kohë, ndërsa preferuan të bënin një ndryshim të menjëhershëm.
Pas largimit të Giampaolo, pozicioni i trajnerit iu besua Stefano Piolit, i cili ka drejtuar më parë ekipe si Interi, Lazio dhe Fiorentina. Pioli me kalimin e kohës arriti ta nxirrte ekipin nga një situatë e komplikuar dhe ta çonte atë në vendin e pestë në renditje, ndërsa këtë sezon duket se ka të garantuar kualifikimin në Champions League.
Zgjati vetëm 7 javë aventura e teknikut Giampaolo tek Milan, duke u bërë kështu tekniku i parë kuqezi që shkarkohet në një periudhë kaq të shpejtë.

Të fundit

Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje...

Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Plakja nuk është një proces i lehtë, ajo kërkon pranim, përgatitje dhe përshtatje. Sipas një studimi të ri nga Proceedings of the National Academy of...

Si inteligjenca artificiale mos ta zhdukë njerëzimin

Geoffrey Hinton, një nga pionierët e inteligjencës artificiale dhe fitues i Çmimit Nobel, ka ngritur sërish alarmin për rreziqet që paraqet AI. Në një...

Tension mbi detin Baltik, dy avionë italianë ndjekin avionin rus

Për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, dy avionë italianë F-35 u ngritën në qiell nga një bazë ajrore në...

Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio u përball me një moment të sikletshëm në Ibiza teksa policia nuk e njohu dhe e ndaloi për një kontroll. 50-vjeçar,...

Lajme të tjera

Web TV