Gjakmarrja/ Meta mesazhe të forta: Përmes edukimit mund të mbyllim plagë kaq të rënda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjakmarrja është një fenomen që ka kaluar përmes brezave në vendin tonë, por që vijon të jetë i pranishëm edhe sot.

Meta ka vlerësuar për kontributin e dhënë kundër gjakmarrjes, Elona Prrojin, drejtuesen e Fondacionit “Jo Gjakmarrjes”, dhe përmes saj ka dhënë mesazhe duke theksuar rëndësinë e arsimimit të fëmijëve.

Në postimin e tij Meta shkruan se nëpërmjet edukimit dhe arsimimit të fëmijëve mund të arrijmë të ndryshojmë të ardhmen e vendit tonë dhe të mbyllim plagë të rënda si gjakmarrja.

“E drejta për arsimim, por edhe për përkujdesje, socializim dhe integrim është sot një domosdoshmëri për dhjetëra fëmijë të familjeve të ngujuara për shkak të fenomenit të papranueshëm të gjakmarrjes, por edhe atyre në nevojë.

Vetëm nëpërmjet edukimit dhe arsimimit të fëmijëve mund të arrijmë të ndryshojmë të ardhmen e vendit tonë dhe të mbyllim plagë të tilla, kaq të rënda si gjakmarrja.

Këtë mision po e realizon më së miri, prej 10 vitesh edhe Fondacioni ‘Jo-Gjakmarrjes! – Po jetës!’, me në krye Pastoren Elona Prroj, duke u bërë një zë i fuqishëm për falje dhe pajtim në Shqipëri dhe jo vetëm.

Por zgjidhja e këtyre plagëve sociale nuk i duhet lënë në dorë vetëm individëve dhe fondacioneve jofitimprurëse.

Është detyrë e të gjithëve ne, e institucioneve përgjegjëse në radhë të parë të angazhohen për një shoqëri më të mirë, me më shumë paqe, pajtim dhe me më pak varfëri, vuajtje e përjashtime.

Në vlerësim të kontributit të spikatur të dhënë në këtë drejtim kisha sot kënaqësinë të vlerësoja zonjën Elona Prroj, drejtuese e Fondacionit “Jo Gjakmarrjes! – Po Jetës!” Titullin e lartë ‘Nënë Tereza’”, shkruan Meta./Bl.BA/Fjala.al

Të fundit

Çështja “Bankers”, Apeli merr sot vendimin për masat e sigurisë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë për ditën e sotme vendimin për masat e sigurisë ndaj zyrtarëve dhe...

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri...

Serbia arreston shqiptarin, ekspertët: Hakmarrje e Beogradit për zbulimin e spiunëve

Shtetasi kosovar Behar Preniqi është i fundit qytetar i arrestuar nga autoritetet serbe në vargun e arrestimeve të fundit që janë bërë në territorin...

Trageti me 114 persona në bord ngec në tokë të thatë në Greqi

Një traget me 105 pasagjerë në bordin e tij dhe një ekuipazh prej nëntë anëtarësh ka pësuar avari dhe ka ngecur të martën pasdite...

1806 – Beteja e Austerlitzit që solli fundin e Perandorisë së Shenjtë Romake

Më 6 gusht 1806, Franz II (Françesku i Dytë) shpalli shpërbërjen e Perandorisë së Shenjtë Romake të Kombit Gjerman, duke i dhënë fund një...

Lajme të tjera

Web TV