“Infektimi nga Covid një bekim nga Zoti”, habit Presidenti Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump thotë se ndihet mirë pas infektimit me Covid-19, duke e përshkruar sëmundjen si “një bekim nga Zoti”.

Sipas presidentit, ishte infektimi i tij me koronavirus që çoi në zbulimin e Regeneron, një ilaç eksperimental që e ndihmojë të shërohej nga virusi i tmerrshëm.

Trump u kthye në zyrën Ovale të mërkurën, më pak se një javë pasi rezultoi pozitiv. Mjekët e tij zbuluan se presidenti nuk ka më simptoma të Covid-19 për më shumë se 24 orë dhe  ka qenë pa ethe për më shumë se katër ditë.

Në një mesazh me video të mërkurën, Trump tha se të gjithë amerikanët duhet të kenë qasje në trajtimet që iu dha. “Unë dua që të gjithëve t’i jepet i njëjti trajtim si presidentit tuaj”– tha Trump.

Trump premtoi gjithashtu të sigurojë falas ilaçet e prodhuara nga Regeneron. Ai tha se trajtimi eksperimental i antitrupave që iu dha javën e kaluar ishte më shumë një kurë sesa një masë terapeutike, duke shtuar se qindra mijëra doza ishin gati të gatshme. Por ilaçet e Regeneron nuk janë të miratuar nga rregullatorët federalë.

“Ky ishte një bekim i maskuar e kapa, dëgjova për këtë ilaç, thashë më lini ta marr dhe ishte e pabesueshme”- tha ai, duke shtuar se do të kërkonte autorizime për përdorim urgjent për ilaçet.

Presidenti Trump përsëriti sulmet e tij ndaj Kinës, duke u thënë amerikanëve: “Ju nuk do të paguani për të. Nuk ishte faji juaj që ndodhi kjo. Ishte faji i Kinës. Dhe Kina do të paguajë një çmim të madh. Ky ishte faji i Kinës”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV