“Isha rëndë, është gripi më i rrezikshëm,” rrëfimi i Silva Binos nga spitali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino ka deklaruar se si po i kalon këto ditë të vështira të përballjes me virusin e rrezikshëm.

Pak ditë më parë në media u përhap lajmi se Silva Bino është e infektuar me Covid-19 dhe aktualisht ajo ndodhet në spital ku po merr kurimin e nevojshëm.

Gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarët, Bino ka deklaruar se koronavirusi nuk është grip, por është më serioz dhe merr forma të rënda.

“Unë jam akoma në Spital, po kurohem, isha rëndë, por jam në gjendje më të mirë! Por sot jam për të folur për vaksinimin ndaj gripit. Covidi nuk është grip, por COVID është edhe me serioz merr forma të rënda! Unë erdha në kohën e duhur në spital!

Mund të them që është gripi është i rrezikshëm dhe për të duhet të vish në kohën e duhur për kurim. Gripi është sëmundje serioze, por që parandalohet nëpërmjet vaksinës. E rëndësishme është që vaksina nuk dëmton dhe nuk shkakton grip”, është shprehur Bino.

Sipas saj, popullata duhet të vaksinohet për gripin stinor për të shmangur atë që ajo e quan “co-infeksionet”.

“Është i rëndësishëm për ato grupmoshat që mund të bëjnë infeksione më të rënda ta kryejnë vaksinimin ndaj gripit. COVID s’ka ende vaksinë, por gripi po! Vaksinimi ndaj gripit kryhet në çdo kohë. Këtë vit synimi ynë është që procesi i vaksinimit të popullatës të përfundojë deri në fund të nëntorit”, ka thënë Bino.

Doktoresha Silvana Bino foli edhe për mundësinë e vaksinimit të personave që janë të infektuar nga COVID-19. Sipas saj, personat që janë prekur nga koronavirusi mund të vaksinohen për mos t’u prekur edhe nga gripi, por kjo duhet të ndodhë 14 ditë pasi ata të jenë shëruar. “Kur je me COVID s’mund të vaksinohesh! Por 14 ditë pasi ta kesh kaluar koronavirusin, mund të kryhet vaksinimi”, ka përfunduar ajo.

Lexo edhe :  Aksident tragjik në Peqin/ Makina del nga rruga, ndërrojnë jetë dy të rinj

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

2 shtator 1998 – Katastrofa e Swissair Flight 111, vdesin 229 pasagjerë

Më 2 shtator 1998, ndodhi një nga tragjeditë më të mëdha ajrore të linjës zvicerane Swissair: avioni Flight 111,...

Berisha merr pjesë në homazhet për ikonën e kinematografisë Dhimitër Anagnosti

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nderoi sot regjisorin e shquar Dhimitër Anagnosti në ceremoninë e homazheve të zhvilluara në sallën e Teatrit të...

Mblidhen ministrat për çështjet evropiane, mbështetje për Ballkanin Perëndimor

Ministrat për Çështjet Evropiane nga të 27 vendet e BE-së po marrin pjesë në një takim informal ministror në kryeqytetin danez. Fokusi i diskutimit janë...

Homazhe për Dhimitër Anagnostin, miq, kolegë e politikanë përulen para regjisorit të madh

Aktorë, kolegë, miq dhe politikanë po marrin pjesë në homazhet e lamtumirës për mjeshtrin e madh të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Homazhet nisën në orën...

Homazhet për Dhimitër Anagnostin, Rama nderon ikonën e artit shqiptar në TKOB (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ishte mes personaliteteve që morën pjesë në homazhet e organizuara në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit për t’i dhënë lamtumirën...

Lajme të tjera

Web TV