Ndryshimet në listën e kombëtares/Etrit berisha i bashkohet përfaqësueses në seancën stërvitore -VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të ndeshjeve  në ligën e kombeve, Shqipëria  ka zbritur në fushë për të kryer seancën stërvitore. Etrit Berisha është rikthim i konfirmuar në organikën e Edi Rejas për sfidat përballë Kazakistanit dhe Lituanisë.

Shtatlarti i cili aktivizohet me skuadrën e Spal në serie b ishte një nga mungesat e kombëtares për këto dy sfida, por mesa duket klubi italian e ka lejuar gardianin e portës kuqezi të bashkohet me përfaqësuesen.

ndërkohë ka dyshime nëse portieri Thomas Strakosha do të jetë i gatshëm për të zhvilluar ndeshjet me kombëtaren pasi ka shfaqur probleme fizike që pas sfidës ndaj Interit në serie A.  Alban Hoxha i partizanit ishte favorit kryesor për të mbrojtur portën e Shqipërisë, por me rikthimin e Berishës,  reja ka një alternativë më shumë dhe më të sigurt duke qenë se Berisha ka me shumë eksperiencë në rang ndërkombëtar.

probleme fizike ka shfaqur edhe një nga prurjet e reja, mbrojtësi jon Mersinaj, i cili është duke u monitoruar nga stafi mjekësor vazhdimisht.

Ndërsa  lojtari i Juventus Giacomo Vrioni nuk është lejuar për momentin për shkak të kufizimeve ndërsa pritet të bashkohet me kuqezinjtë ditën e sotme.

së fundmi listës së kombëtares i shtohet edhe talenti i Olimpiakosit, Emiliano bullari. sulmuesi  19-vjeçar është ftuar nga reja në stërvitje dhe do të qëndrojë deri në ditën kur ekipi të niset drejt Kazakistanit, pa mohuar shanset për të qenë pjesë e kuqezinjve për dy transfertat.

Trajneri Edi Reja ka pasur mundësi që të punojë vetëm rreth 60 minuta pasi rreth orës 18:00, kuqezinjtë janë detyruar që të lënë menjëherë fushën stërvitore, për shkak të reshjeve  të dendura të shiut që e bënë të pamundur vijimin e përgatitjeve.

Lexo edhe :  Portieri më i mirë i vitit, publikohen nominimet e trofeut Yashin 2025

Fj.Ak/Fjala.al

Të fundit

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim...

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kërkuan...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Lajme të tjera

Web TV