Nesër mblidhet Asambleja e PS-së, ndryshimet që priten të ndodhin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtarët e Asamblesë Kombëtare do të votojë on-line punën e deputetëve në qarqe.

Nga Fernada Cenko

Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare ditën e premte. Kësaj here, jo me dyer të mbylluara, por në qiell të hapur, Rama do të mbledhë gjithë anëtarët e saj për të ndezur motorët e fushatës elektorale. Megjithatë, edhe pse është vendosur që do të mbahet tek amfiteatri veror, pranë Liqenit Artificial, po rishihet mundësia për të gjetur një ambient të mbyllur, për shkak të luhatjes së motit.

Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije se ende nuk është detajuar agjenda e këtij takimi. Por gazeta “Fjala” ka mundur të sigurojë vetëm se çfarë do të ndodhë në këtë asamble. Sipas burimeve, pritet që të premten të votohet kryesia e re e Partisë Socialiste, si dhe sekretariati. Nuk dihet se kush do të qëndrojë nga 27 anëtarët e Kryesisë dhe kush do të largohet. Pikëpyetjet mbeten, nëse në kryesinë socialiste Edi Rama do të pranojë apo jo të bashkëjetojë me kritikë, si Ditmir Bushati apo Fatmir Xhafaj, teksa në dyshim për të mbijetuar në bërthamën e partisë janë dhe Mimi Kodheli, Niko Peleshi, Valentina Leskaj apo Eglantina Gjermeni. Rama, edhe dy ditë më parë, është treguar diskret për sa u takon emrave për kryesinë e re. Ai tha se është shumë larg dita e premte për të bërë të ditur ndryshimet që do të ndodhin. Rama njihet për ndryshimet që i bën në momentin e fundit. Ndaj surpriza pritet që të ndodhin.

Edhe pse ende nuk jemi futur në vitin elektoral, Edi Rama po bëhet gati që tani për të konkurruar përballë Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike që me shumë gjasa pritet të dalin bashkë. Pritet që në asamble të jepen direktiva për deputetët dhe delegatët në qarqe se si do të koordinohet fushata elektorale për zgjedhjet që do të mbahen në 25 prill 2021. Pas dy mandateve qeverisëse, Rama këtë herë duhet ta bëjë familjen e tij politike më të fortë për të përballuar kundërshtarët politikë.

Ajo që do të ndodhë ndryshe nga takimet e mëparshme në asamble, lidhet me faktin se kryeministri Rama ka propozuar që anëtarësia e Asamblesë, pra 350 anëtarët të votojnë on line për punën që kanë bërë deputetët nëpër zonat e tyre. Nëpërmjet këtij votimi Rama do të shohë edhe vlerësimin për deputetët e tij, por edhe se kush do t’i qëndrojë listës për zgjedhjet e reja parlamentare.

Lexo edhe :  ‘Fshatarët shihen sikur po shesin drogë’/ Braçe: Skema e TVSH bllokon lëshimin e faturës

Rama për kryesinë e re në Asamble

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, teksa është pyetur nga gazetetarët se cilët do të jenë emrat e rinj në Kryesinë e PS-së, u përgjigj: ”Nuk flas sot. Deri të premten ka shumë kohë”. Me këtë përgjigje Rama tregoi se çdo ndryshim mund të ndodhë edhe të premten në mëngjes.

Të rejat që priten në Asamble

Zgjidhet Kryesia e Re e PS-së

Zgjidhet Sekretariati

Votohen deputetët e PS-së nga anëtarët e Asamblesë

Anëtarët aktualë të Kryesisë

Edi Rama

Taulant Balla

Gramoz Ruçi

Ditmir Bushati

Valentina Leskaj

Niko Peleshi

Mimi Kodheli

Lindita Nikolla

Evis Kushi

Erion Veliaj

Damian Gjiknuri

Blendi Klosi

Eglantina Gjermeni

Erion Braçe

Vangjush Dako

Armando Subashi

Arben Ahmetaj

Fatmir Xhafaj

Olta Xhaçka

Pandeli Majko

Vasilika Hysi

Ermonela Valikaj Felaj

Ulsi Manja

Rama me Varhelyi: S’kemi Gjykatë Kushtetuese, sepse kemi bërë spastrime të mëdha që s’janë parë në rajon

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët para mediave me komisionerin për zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, tha se vënia në funksion e Gjykatës Kushtetuese është thelbësore, për vendin, për konferencën ndërqeveritare që pritet të thirret nga BE-ja, si dhe për hapjen e negociatave. Ai theksoi se vendi ynë po bën spastrime të eksponentëve të drejtësisë që janë të korruptuar.

“Shqipëria nuk mund të penalizohet se po bën spastrime të mëdha. Pse s’kemi ende një Gjykatë Kushtetuese funksionale? Se duam ne? Jo, por sepse kemi bërë spastrime të mëdha, që nuk i ka bërë asnjë vend i rajonit. Ne kemi bërë detyrën, plotësimi ka procesin e tij kohor, do kohë. Vetingu po ecën përpara, ka vështirësitë e veta, ka pengesat e veta, monitorohet nga BE-ja dhe jo nga Shqipëria”, tha Rama para mediave.

re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV