“Nuk ka pasur simptoma për më shumë se 24 orë”, Trump kthehet në Zyrën Ovale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili po mjekohet për COVID-19, u kthye në Zyrën Ovale të mërkurën pasdite për herë të parë që kur doli nga spitali, pasi ishte shtruar për koronavirus.

Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti shkoi në zyrën presidenciale për t’u informuar mbi bisedimet e bllokuara për ekonominë lidhur me koronavirusin si dhe uraganin Delta.

Trump me anë të një postimi në rrjetin social  “Twitter” theksoi se ishte informuar për stuhinë dhe se kishte folur me guvernatorët e Teksasit dhe Luizianës lidhur me përgatitjet.

Gjithashtu bëhet me dije se së shpejti dëshiron të flasë me popullin amerikan, por detajet ende nuk janë vendosur, tha për gazetarët të mërkurën zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Brian Morgenstern.

“Siç e keni parë, ka patur video në “Twitter” që janë një mënyrë mjaft e lehtë dhe efektive për presidentin që të mbajë lidhje me publikun. Kjo është padyshim diçka që po e shqyrtojmë si një mënyrë për të komunikuar me vendin, por për momentin nuk kam më shumë të dhëna.”

Sakaq Presidenti Trump nuk ka pasur simptoma për më shumë se 24 orë dhe ka qenë në gjendje të qëndrueshme, tha mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Conley përmes një deklarate./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Media britanike “Mirror”: Vizitoni qytetin e bukur evropian, Tiranën

Ekspertja e udhëtimeve Chelsea Dickenson është gjithmonë në kërkim të destinacioneve më pak të njohura. Kohët e fundit, ajo zbuloi...

Gjermania ndan pushimet verore me rotacion, ja pse dhe si funksionon sistemi

Pse nuk i kanë të gjithë nxënësit dhe shkollat në Gjermani pushimet verore në të njëjtën kohë? Rreth 11.4 milionë fëmijë dhe të rinj ndjekin...

Vijon zjarri në malin e fshatit Dukat, rinisin punën për shuarjen e flakëve

Zjarri në malin e fshatit Dukat po vijon ende. Dy avionët e ardhur nga Greqia kanë rinisur punën sot për të shuar flakët, të cilat...

Shpërthim me tritol në Sarandë/ Hidhet në erë një automjet

Qyteti i Sarandës u trondit mbrëmjen e së hënës nga një shpërthim i fuqishëm me tritol. Policia thotë se lënda plasëse i është vendosur...

1456 – Rrethimi i Beogradit: Kur Europa ndaloi Mehmetin II

Pas rënies së Kostandinopojës në 1453, Perandoria Osmane u shfaq si fuqia më kërcënuese për botën e krishterë në Lindjen dhe Juglindjen e Evropës....

Lajme të tjera

Web TV