Tentativë grabitjeje në Tiranë, kërcënohet me pistoletë lodër pronari i një exchange

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tentativë grabitje ka ndodhur pasditen e së martës në kryeqytet. “Fjala Tv” mëson se një person ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një arme lodër, ka tentuar të grabisë në një exchange. Sipas burimeve policore, autori nuk ka arritur të realizojë vjedhjen, ndërsa është larguar duarbosh.

Një tentativë grabitje me armë lodër është regjistruar dy ditë më parë në kryeqytet. Një person ende i paidentifikuar nga Policia ka hyrë në ambientet e një dyqani Exchange-i duke kanosur dhe kërcënuar pronarin për të marrë para.

Sipas burimeve që Fjala TV, ka siguruar nga autoritetet mësohet se edhe pse ai e ka kërcënuar me pistoletë lodër pronarin e exchanges, nuk ka mundur të marrë asgjë. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites të së martës, kur autori i dyshuar me trup mesatar ka hyrë në ambientet e dyqanit. Autori i ka kërkuar lekët pronarit të biznesit, 56-vjeçarit me inicialet M.P., por ky i fundit i ka bërë rezistencë, gjë që ka detyruar autorin të largohet me shpejtësi duke humbur gjurmët.

Ka qenë vet pronari i këtij biznesi i cili menjëherë pas ngjarjes ka bërë  kallëzimin në Polici. Përpara uniformave blu ai ka treguar se rreth orës 18:50 të së martës në dyqanin e tij Exchange është futur një person, me trup mesatar që nuk e njihte dhe e ka kanosur. Ai ka nxjerr një armë dhe i ka kërkuar që ti jepte lekët që kishte në arkë.

Ngjarja ka ndodhur brenda disa sekondash deri në momentin që personi është larguar me shpejtësi. Pas marrjes së kallëzimit të 56-vjecarit policia ngriti një grup hetimor për identifikimin e autorit. Nga hetimet parapreke, hetuesit dyshojnë se autori i ngjarjes ka pasur në dorë një armë lodër dhe në momentin që ka kuptuar se pronari i biznesit nuk po i bindej kërkesës së tij, është larguar. Ngjarja ende nuk është zbardhur nga Policia e cila është ende duke  kryer veprimet e para  hetimore.

Lexo edhe :  Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Merret në hetim drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit

Er.Ke/Fjala.al

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV