A do të kandidojë Ditmir Bushati për deputet? Përgjigjet Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“PS ka hapur dyert për të gjithë ata që mendojnë se mund të kontribuojnë në PS si kandidat për deputetë.” Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë Asamblesë Kombëtare.

I pyetur nëse Ditmir Bushati do të jetë deputet apo do të jetë Komisioner për Mediat në OSBE, pas zgjedhjeve të 25 prillit, Rama nuk e ka sqaruar prerë, duke lënë të hapur mundësinë se ai mund të bëjë shumë mirë edhe diçka që nuk ka lidhje me këto.

“Ditmir Bushati është një person që ka kontributet e veta që mund t’i bëjë shumë mirë të dyja këto, por mund të bëjë edhe ndonjë të tretë që nuk ka lidhje me këto, por çështja e listave do të trajtohet dhe në fund do të kemi një skuadër më të mirë dhe efikase, që do të fitojë 25 prillin. Do kemi një fitore që do të jetë më e madhe se ato të mëparshmet.”, tha ai

Rama u pyet edhe nëse ish-kryebashikau i Durrësit, Vangjush Dako do vijojë të qëndrojë edhe në Kryesinë e PS-së:

“Ne kemi tre punë për të bërë ndër të tjera. Kemi vazhdimin e punës në komunitete dhe vlerësimin e të gjithë anëtarëve të PS, tre herë në një herë që e lëmë pak fleksibël sa të përfshihen të gjithë në nëntor dhe një herë në janar e në shkurt për të gjithë skuadrën e deputetëve në çdo qark.

Tani kemi vlerësimin për qeverinë, që nga unë ministër për ministër, nga anëtarësia e qeverisë socialiste dhe hapim tani edhe derën për këdo në Shqipëri, apo emigracion që mendon se ka arsye që të jetë pjesë e skuadrës sonë, të jetë deputet apo deputete e PS.

Lexo edhe :  "Ka rrethuar pallatin", Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Kryesia është gjëja e fundit që më shqetëson në këtë moment dhe shtrirja e mandatit të Kryesisë na lejon që të kemi fokus tek njerëzit dhe jo thjeshtë te vetja”.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Telefoni i Laert Haxhiut i “ha kokën” drejtorit të burgut të Drenovës

Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Drenvovës dhe shefin e policisë së...

Dollari, në nivelin më të ulët që nga 2008

Dollari amerikan kanë vijuar tendencën në rënie në raport me lekun, edhe gjatë javës që sapo u mbyll, për shkak të zhvlerësimit përballë euros...

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

Ylli Pata Ardit Bido, është deputeti i tretë me më shumë vota prefernciale i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit të Shtetit,...

Dëmtim i rëndë, Musiala i “shokon” të gjithë, Donnarumma shpërthen në lot

Futbollisti i Bayern Munich, Jamal Musiala, ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen çerekfinale të Botërorit të Klubeve, ndaj PSG-së. Fantazisti gjerman, pas një...

Pas gati një shekulli ndalim, lumi Sena në Paris rihapet për notarët

Për herë të parë që nga viti 1923, qytetarët e Parisit mund të notojnë sërish në lumin Sena, pas më shumë se një shekulli...

Lajme të tjera

Web TV