Bill Gates: Trajtimi me antitrupa monoklonale, si ai që mori Presidenti Trump, efektive për trajtimin e C*VID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trump mori një koktejl antitrupash, i prodhuar nga kompania e bioteknologjisë Regeneron që përfshinte antitrupa monoklonalë.

Trajtimi me antitrupa monoklonale, si ai që mori Presidenti Donald Trump, mund të jetë mënyra më efektive për trajtimin e koronavirusit, tha themeluesi i Microsoft, Bill Gates.

Regeneron dhe kompania farmaceutike Eli Lilly&Co, kanë aplikuar në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së, për të marrë autorizimin e përdorimit emergjent të produkteve të tyre të antitrupave monoklonale.

Të dhënat e hershme nga provat klinike, tregojnë për një ulje prej 60% të të të shtruarve në spital, tha Gates. Ai shtoi se kompania shpreson të jetë në gjendje të trajtojë pacientët me doza shumë të ulëta të proteinave të inxhinierisë laboratorike.

Gates tha po ashtu se trajtimet monoklonale mund të jenë shumë më të lira se sa formulat që përdoren tani për të trajtuar kancerin, artritin reumatoid dhe sëmundje të tjera, që mund të kalojnë qindra mijëra dollarë në vit, parashikoi Gates.

“Kjo ka qenë gjithmonë kategoria më premtuese terapeutike,” tha Gates për CNN.

“Të dhënat e hershme duken mjaft të mira. Nëse gjithçka shkon mirë, kostoja e kësaj ndërhyrje mund të jetë vetëm disa qindra dollarë ose edhe nën 100 $,” tha Gates.

Gates tha se fondacioni i tij “Bill & Melinda” kishte investuar në prodhimin e monoklonaleve.

“Termi “shërim” është paksa e eksagjeruar”, tha Gates duke qeshur. “Kjo e bën të tingëllojë sikur funksionon për të gjithë dhe kështu i gjithë shqetësimi për këtë sëmundje do të zhduket, dhe kjo është gjëja e fundit për të cilën duam që njerëzit të mendojnë.”

Lidhur me pohimin e Trump se trajtimi i Regeneron që iu dha javën e kaluar e kishte shëruar atë, Gates mendon se është paksa e eksagjeruar. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV