Bill Gates parashikon se si inteligjenca artificiale do të ndryshojë jetën tonë në 5 vjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bill Gates parashikon se inteligjenca artificiale do të jetë transformuese për të gjithë ne brenda pesë viteve të ardhshme.

Rritja e inteligjencës artificiale (AI) ka ngjallur frikë se teknologjia do të eliminojë miliona vende pune në mbarë botën. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) raportoi këtë javë se rreth 40% e vendeve të punës në mbarë botën mund të preken nga AI.

Gates jo domosdoshmërisht pajtohet me këtë nocion, por ai beson se historia tregon se me çdo teknologji të re vjen frika dhe më pas mundësia e re.

“Siç ndodhi me produktivitetin bujqësor në vitin 1900, kur njerëzit thonin ‘Hej, çfarë do të bëjnë njerëzit?’ Në fakt, u krijuan shumë gjëra të reja, shumë kategori të reja pune dhe ne jemi shumë më mirë sesa kur të gjithë bënin punë në fermë,” tha Gates.

Në një intervistë me Fareed Zakaria të CNN, Gates parashikoi se AI do t’ua bëjë jetën më të lehtë njerëzve. Meqenëse nuk ka nevojë për “shumë pajisje të reja”, Gates tha se qasja në AI do të bëhet përmes “telefonit ose kompjuterit.”

Ai shtoi gjithashtu se përmirësimet e ChatGPT-4 të OpenAI ishin “dramatike” sepse ai “në thelb mund të lexojë dhe të shkruajë”, kështu që “është pothuajse si të kesh një punonjës për të qenë mësues, për të dhënë këshilla shëndetësore, për të ndihmuar në shkrimin e kodeve etj.”

Ai tha se përfshirja e kësaj teknologjie në sektorët e arsimit ose ato mjekësore do të jetë “fantastike”.

Microsoft ka një partneritet shumë miliarda dollarësh me OpenAI. Gates mbetet një nga aksionerët më të mëdhenj të Microsoft.

Lexo edhe :  Si të dalloni milionerët e vërtetë nga mashtruesit sipas motrave Pojani

FMN ka një pikëpamje shumë më pak optimiste. Sipas FMN-së, AI do të thellojë pabarazinë nëse nuk merren masa./E.Ç

Të fundit

Psikologia: 80% e meshkujve në Shqipëri nuk marrin rolin e babait

Psikologia Entela Hidri e ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv thotë se 80% e baballarëve në Shqipëri nuk...

U prezantua sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, zbardhet projekt-rezoluta

Është zbardhur projekt rezoluta e prezantuar në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PS-së dhe ministrave, e cila është krijuar për thellimin e...

Festojnë ditëlindjet në të njëjtën ditë, ja urimi i veçantë i Arbanës për Eduart Grishajn

Sot është një ditë shumë e veçantë për moderatoren Arbana Osmani dhe bashkëshortin e saj Eduart Grishaj, pasi çifti festojnë ditëlindjen. E teksa Arbana shpesh...

BE miraton Planin e Rritjes për Ballkanin: Dy pagesa vjetore, në varësi të kushteve

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, një instrument i ri për të mbështetur reformat e lidhura...

Motra e Almës: Erdgysi hante dreka të shtrenjta me të dashurën, fëmijëve u mungonte buka

Motra e Alma Arrizit, në një intervistë për “Breaking” në Top Neës, foli për problemet që motra e saj po përballej kohët e fundit,...

Lajme të tjera

Web TV