Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një efektiv policie është goditur rëndë për shkak të detyrës nga një qytetar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Parrucë’ të qytetit të Shkodrës ku efektivi i Policisë vendore ka konstatuar një mjet triçikël të parkuar në më mënyrë të gabuar.
Efektivi i policisë Hysni Idrizi i ka vendosur gjobë qytetarit për kundravajtje dhe për faktin se mjeti ishte vendosur në parkim dysh.
Qytetari i identifikuar si Indirt Shtegu është konfliktuar me punonjësin e policisë në kundërshtim të gjobës së vendosur dhe e ka goditur e grushta pasi ka debatuar me të.
Punonjësi i policisë mësohet të jetë dëmtuar rëndë pasi i është thyer nofulla dhe ndodhet në spitalin e Shkodrës për të marrë trajtimin e nevojshëm.
Nga kontakti i policisë me familjarët mësohet se këto të fundit janë shprehur duke i thënë efektivëve se Shtegu ka probleme të shëndetit mendor megjithatë kjo mbetet për t’u verifikuar. Tashmë policia vijon kërkimet për arrestimin e Shtegut, i cili akuzohet për veprën penale “goditje për shkak të detyrës ndaj punonjësit të policisë” si dhe “kundërshtim me forcë i punonjësit të policisë”. /Ra.My.Fjala.al/