Gjykata Kushtetuese/ KED i hap rrugën për kandidim Sonila Bejtjas, skualifikohet Papandile

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

KED i hapi sot rrugë gjyqtares Sonila Bjejta, për të kandiduar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Më 6 tetor KED skualifikoi 4 aplikantë, kurse nga mbledhja e sotme është kualifikuar Sonila Bejtja, por është skualifikuar Eugen Papandile. Bejtja do të kandidojë për vendin vakant të shpallur nga Presidenti që më 22 nëntor të 2019. Gjyqtari i asokohe Besnik Muçu u shkarkua nga Vetting. Eugen Papandile ka afat pesë ditë për t’u ankuar pas këtij vendimi.

NJOFTIMI I KED

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), vijoi këtë të premte, datë 09.10.2020, mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite:

Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

Eugen Papandile

Sonila Bejtja

Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, anëtarët zëvendësues, përfaqësuesi i Avokatit te Popullit, përfaqësuesit e Presidentit të Republikës, përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

Mbledhja nisi me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së datës 05.10.2020.

Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit rigoroz dhe të thelluar të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara që kërkohen për përzgjedhjen, qenien dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, unanimisht vendosi:

Lexo edhe :  “Shokët” e burgut votojnë Ilir Metën, fiton shumë vota te “313”-ta

Lejimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese :

Sonila Bejtja, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

Eugen Papandile, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

Vendimet e plota dhe të zbardhura do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

E pyesin për LaCivita-n, kryedemokrati: Edhe Sali Berisha ka privatësinë e tij…

“Arkitekt” i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike këtë vit. Po tani që ky proces u mbyll, çfarë ka ndodhur...

Përmbytet gomonia me emigrantë në Angli, humb jetën 1 person dhe shpëtohen 62 të tjerë

Një gomone me emigrantë është përmbytur pranë bregdetit të Boulogne-sur-Mer, në Francë, në përpjekje për të kaluar Kanalin e Anglisë. BBC raporton se 1...

Çfarë është infarkti i stomakut, sëmundja e rrezikshme që pak e njohin

Çfarë është infarkti i stomakut? Ky lloj infarkti ndodh kur qarkullimi i gjakut në një pjesë të zorrëve bllokohet. Kjo mungesë e oksigjenit dhe lëndëve...

Familjet shqiptare po shmangin kreditë

Gjashtëmujori i dytë i 2024 shënoi një rritje të të ardhurave mesatare më të shpejtë se shpenzimet, duke përmirësuar disi bilancin financiar të familjeve...

I jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës i dënuari

Sot, më datë 19 maj 2025, rreth orës 03:34, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë-Krujë, i paraburgosuri Qani Hamit Muça është gjetur...

Lajme të tjera

Web TV