Keni bërë plane për fundjavën, ja si pritet të jetë moti

Pas ditëve me shi e temperatura të ulëta, ditët në vijim do të sjellim mot të qëndrueshme e me diell.

Dita e nesërme, parashikohen me mot të kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Edhe për ditën e diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët por përgjatë ditës nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare.

Dita e shtunë parashikohet me erë e cila do të fryjë e lehtë, ndërsa ditën Diel rikthehet përsëri era relativisht intensive por kësaj radhe me drejtim nga kuadrati i jugut.

La.Mi/Fjala.al