U mposht nga Maqedonia e Veriut/ Starova: Kosova kurrë më dobët se sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ëndrra e Kosovës për t’u kualifikuar në Euro 2021 mori fund në Shkup. Maqedonia e Veriut fitoi 2-1 dhe do të përballet me Gjeorgjinë në Tbilis për një biletë për në kompeticionin evropian.

Sulejman Starova,në emisionin “Pressing” në ABC News, analizon disfatën e dardanëve, duke theksuar se, pavarësisht mungesave, ekipi i Challandes zhvilloi një takim shumë të dobët.

“Pritshmëritë ishin më të mëdha. Moment delikat, që mund ta çonte Kosovën lart, por nuk kishim fatin të kishim formacionin më të mirë. Na ka zhgënjyer kjo ndeshje, nuk e kam parë asnjëherë më dobët se këtë radhë Kosovën.

Rashica dhe Muriqi janë lojtarë që bëjnë diferencën, kjo nuk diskutohet. Edhe ata që i zëvendësuan nuk ishin mirë, Nuhiu ishte në hije. Erdhi një moment i mirë për futbollin kosovar dhe atë shqiptar.

Ajo që nuk na pëlqeu ishte loja, sikur ishin pajtuar me rezultatin 2-1. Përpjekje të vakëta për të tentuar barazimin. Kosova ka guxuar me kombëtare të mëdha, ka sulmuar me shumë lojtarë, por sot ishte një Kosovë tjetër“, deklaron Starova./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trupa të huaj në 4 marka qumështi italian, Ministria: Janë tërhequr nga tregu

Në javët e fundit, një sërë informacioni të shpërndarë në rrjete dhe media kanë krijuar shqetësim në opinionin publik...

“I nderuar të pres monarkun e respektuar botërisht”, Rama e quan mik mbretin e Jordanisë

Kreu i qeverisë Edi Rama priti sot në ambientet e Kryeministrisë, Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein. “I nderuar të mikprisja sot me një...

“Tregoni që nuk jeni dele!” Mesazhi i Lulzim Bashës për zgjedhjet e 11 majit

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, po vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, teksa ka publikuar sot (2 maj) një video-mesazh...

TikTok gjobitet me 530 mln nga BE për transferim të paligjshëm të të dhënave në Kinë

ByteDance Ltd., kompania mëmë e TikTok, është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 530 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, për transferim të paligjshëm të...

Gjeniu që po magjeps botën, historia prekëse që fshihet pas emrit Lamine Yamal

Historia e Lamine Yamal është një nga ato që u tregohet fëmijëve të vegjël, si një përrallë me fund të lumtur. Futbollisti i Barcelonës...

Lajme të tjera

Web TV