Demi Lovato tregoi se nisi të kuptonte më shumë mbi seksualitetin e saj të paqëndrueshëm, falë një skene klasike tek filmi “Cruel Intentions” të vitit 1999.
“Ndodhi kur isha shumë e re dhe po shihja Cruel Intentions, që përfundimisht, s’duhej të isha duke e parë në atë moshë dhe ishte ajo skena ku ato puthen , rrëfeu Lovato, gjatë eventit “Coming Out 2020” të Facebook.
Momenti i filmit të cilit, këngëtarja i referohet është puthja ikonike e Sarah Michelle Gellar dhe Selma Blair. “Mendova, prit pak, mua po më pëlqen shumë kjo. Dua ta provoj. Dhe kur isha 17 vjeç, sigurisht, e provova.”, shtoi ajo.
Ylli i ” Heart attack” vazhdoi të shpjegojë sesi seksualiteti ka ndikuar këngët e saj edhe pa e vënë redashurie, në të vërtetë iu janë dedikuar grave.
“Kishte raste që shkruaja këngë për vajzat dhe fansat e mi mendonin se i shkruaja për djemtë.
Jam e befasuar si disa prej tyre nuk e kuptonin se disa nga këngët e mia ishin për njerëz të caktuar.
Unë po i ndaja eksperiencat e mia me botën, megjithatë nuk isha plotësisht e qartë me ato që thoja.
Sidoqoftë, muzika ka qenë e vetmja hapësirë e sigurt për mua.”
“Të gjitha këngët e mia janë të bazuara në përvojat personale. Nuk mendoj se është e gabuar të eksperimentosh.”, shtoi ajo në deklaratën e saj. Ru. Do/ Fjala.al