Lukashenko viziton aktivistët e opozitës e tij në burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyra e Lukashenkos tha se “qëllimi i presidentit është që dëgjojë opinionet e tyre”. Rreth 11 prej aktivistëve që u takuan me Lukashenkon janë anëtarë të forcës opozitare Këshilli i Koordinimit dhe Viktor Babariko, ish kreu i një banke të madhe ruse.

Presidenti autoritar i Bjellorusisë ka vizituar aktivistët e opozitës që ndodhen aktualisht në qeli pasi kundërshtuan rezultatin e zgjedhjeve.

Presidenti Lukashenko qëndroi rreth katër orë duke biseduar me kundërshtarët e tij politikë në një burg në Minsk, i cili i përket Komitetit të Sigurimit të Shtetit që mban ende emrin nga periudha sovjetike, KGB-ja.

Babariko ishte kundërshtari i Lukashenkos gjatë zgjedhjeve por u përjashtuar nga gara dhe u arrestua në maj.

Dhuna policore mbi protestuesit paqësorë në ditët e para pas zgjedhjeve, ku mijëra qytetare u arrestuan e qindra të tjerë u dhunuan nga forcat e rendit, sollën reagim të menjëhershëm të ndërkombëtarëve.

“Me këtë takim, Lukashenko pranoi ekzistencën e të burgosurve politikë, të cilët më parë i quajti kriminelë”, tha ajo në një deklaratë. “Ndodhia e sotshme është rezultat i presionit tonë”.

Figura kryesore opozitare e Lukashenkos, Sviatlana Tsikhanouskaya, tha se vizita e presidentit vjen si pasojë e protestave të vazhdueshme dhe bëri thirrje që kjo të mos ndalojë deri në shpalljen e zgjedhjeve të  reja. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Mesazhi i Ramës nga Kavaja: Nëse keni problem fytyrën time, mos dilni të votoni!

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, kërkoi votën e qytetarëve të Kavajës dhe Rrogozhinës në takimin përmbyllës...

Barcelona i bën presion Interit para ndeshjes, i kërkon mbrojtësin që fluturon në fushë

Hansi Flick dhe drejtori sportiv Deco thuhet se po kërkojnë të forcojnë skuadrën e Barcelonës me një mbrojtës të ri të djathtë. Sipas gazetës katalanase...

Një ndër pjatat më të shtrenjta në botë, kushton 25 mijë dollarë

Në restorantin Frida të resortit luksoz Grand Velas Los Cabos në Meksikë, shërbehet një nga tacos më të shtrenjta në botë – e vlerësuar...

“Në zgjedhje nuk shkojmë për krushqi”/ Rama për Berishën: Si mund të zgjedhësh një gërmuq

Nga Kavaja, kryeministri Edi Rama ka sulmuar kreun demokrat Sali Berisha, duke e cilësuar ‘gërmuq’, ndërsa tha se në zgjedhje nuk shkojmë për krushqi,...

Aksident në Kurbin! 45-vjeçarja humb kontrollin, makina përplas tre persona pranë kishës

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Kurbin. Një 45-vjeçare ka humbur me kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka aksidentuar dy...

Lajme të tjera

Web TV