Maska me detyrim/Rama: Të zbatojmë masat, që larg qoftë mos të mbyllemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama vazhdon komunikimin me qytetarët në “Facebook” duke i kthyer përgjigje pyetjeve të tyre nëpërmjet videove.

Në 15 tetor mbajtja e maskave do të bëhet e detyrueshme në çdo ambient qoftë i hapur apo i mbyllur dhe referuar këtij vendimi Rama është shprehur se duhet të zbatojmë rregullat në mënyrë që mos të mbyllemi sërish.

“Ne të gjithë kemi në dorë të bëjmë diçka të mëdha, të zbatojmë rregullat dhe të vendosim maskën, nga java e ardhshme, në mënyrë që larg qoftë të mos mbyllemi sërish. Tani po punojmë fort dhe për zerimin e të gjitha kontrolleve dhe që mos të keni asnjë shqetësim e gjithçka që fitoni, ta çoni në shtëpitë tuaja, është shumë e rëndësishme të zmbrapsim rrezikun e një infektimi tjetër të madh.”, tha ai.

Ndër të tjera kryeministri u pyet dhe për specializimet e dyta për mjekët. Ai shtoi se ky është një vendim që e merr Senati dhe i takon atij që të rishikojë vendimin.

“Çështja që ngre është çështje e njohur e diskutuar, Senati ka marrë prej disa vitesh një fokusim, që lidhet me specializimet atje ku ka nevoja. Këto nevoja kanë qenë pasi u mbyllën për 4 vite rresht specializimet gjatë qeverisë së kaluar. Vendimi do të rishikohet kur senati ta shoh të arsyeshme. Kjo do të ndodh kur nevojat e mundësive.”, pohoi ai. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Shkëndija ia del, kuqezinjtë e Tetovës eliminojnë Steauan

Shkëndija shkruan historinë. Kuqezinjtë e Tetovës janë kualifikuar për në raundin e tretë eliminator në Champions League, pasi kanë...

Kritikët e Kremlinit, akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Më shumë se 200 kritikë të Kremlinit, përfshirë ish të burgosur të luftës shprehën zemërim me vizitën e një delegacioni të nivelit të lartë...

PSG ofron 80 milionë euro për 20-vjeçarin e Barcelonës

Edhe pse PSG e ka super të kompletuar repartin e mesfushës dhe është padyshim pjesa më e kompletuar e ekipit, Luis Enrique sërish është...

Zbulohet ferma e kanabisit në Itali, në pranga shqiptari dhe një francez

Një laborator i madh për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit është zbuluar në një magazinë të braktisur në zonën industriale të Montanaso Lombardos, në...

Australia ndalon Youtube për të mbrojtur fëmijët nën moshën 16 vjeç

Faqja e internetit YouTube do të përfshihet në listën e rrjeteve sociale që do të ndalohen në Australi për fëmijët nën moshën 16-vjeç. Platforma e...

Lajme të tjera

Web TV