Numri i njerëzve që kanë vdekur nga Covid-19 në Brazil ka kaluar 150,000 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas ministrisë së Shëndetësisë së vendit, Brazili ka numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në botë pas SHBA-së dhe numrin e tretë më të lartë të rasteve pas SHBA-së dhe Indisë.

Vendi gjithashtu kaloi shifrën e pesë milionë infektimeve në fillim të kësaj jave.

Presidenti Jair Bolsonaro është akuzuar nga i gjithë komuniteti atje pasi në mënyrë të përsëritur ka injoruar këshillat e eskpertëve për masat kufizuese.

Deri më tani, Brazili ka deri tani numrin më të lartë të vdekjeve në Amerikën e Jugut ndërsa shteti më i goditur ka qenë São Paulo.

Sipas shifrave nga ministria e shëndetësisë, 150,198 njerëz në Brazil kanë vdekur nga Covid që nga shpërthimi në muajin mars ndërsa kanë rezultuar pozitivë 5 milionë e 82 mijë e 637 persona.

Në Kolumbi, një tjetër vend i goditur 27,495 njerëz kanë vdekur dhe ka pasur 894,300 raste të konfirmuara.

Sidoqoftë, numri ditor i rasteve të reja në Brazil ka pësuar një rënie të ndjeshme në verë, kur kishte rreth 1.000 vdekje të reja në ditë për dy muaj.

Trajtimi i pandemisë nga z. Bolsonaro – vendimi i tij për të kundërshtuar masat e bllokimit dhe për t’i dhënë përparësi ekonomisë – ka qenë jashtëzakonisht përçarës.

Ai është kritikuar gjithashtu për deklaratat e tij ndaj Covid-19 duke e quajtur thjesht një “grip të vogël”.

Sidoqoftë, presidenti e ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur këtë kritikë, edhe kur ai vetë u infektua me Covid-19, në muajin korrik.

Në gusht, Nënkryetari i Brazilit Hamilton Mourão gjithashtu u pozicionua në krah të qeverisë dhe fajësoi mungesën e disiplinës midis brazilianëve për të kufizuar përhapjen e virusit nëpërmjet masave të distancimit social. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV