Dita e djeshme shënoi numrin më të lartë të infektimeve më covid-19 në nivel global që prej fillimit të pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një izolim të dytë të mundshëmm.
OBSH-ja reagon pas nxjerrjes së këtyre shifrave m duke thënë se është kundër një izolimi të dytë.
Rekordi i ri u raportua me 350 mije e 800 të prekur nga virusi në nivel global, ndërkohë që OBSH i bën thirrje drejtuesve të shteteve të rishikojnë masat e marra.
Sipas OBSH-së një karantinë e dytë do të ishte shkatëruese për shoqërinë por edhe për ekonominë e shteteve.
Franca dhe Spanja janë dy shtetet më në alarm, ndërkohë që këto dy vende kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe gjithçka do të varet nga ecuria e pandemisë.
Masa të reja janë marrë edhe në vendin tonë. Kujtojmë se nga dita e enjte do të jetë i detyruar përdorimi i maskës në çdo ambient, të hapur apo të mbyllur. /Ra.My.Fjala.al/