Shënohen 2 viktima dhe 49 raste të reja me koronavirus në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 680 tamponë të kryer kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 49 qytetarë duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 16.179.

Për fat të keq kanë humbur jetën 2 qytetarë nga Covid-19 duke e çuar në total numrin e viktimave në 647.

Lajmi I mirë është që gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 pacientë duke e çuar në total numrin e të shëruarve në 14.335.

Njoftimi i plotë:

53 TË SHËRUAR DHE 49 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjakovë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Pejë).
Numri total i rasteve pozitive është 16.179 raste nga 74.586 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 647 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 53 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.335 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.197.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Lipjan, Skenderaj, Graçanicë dhe Vushtrri.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Schmidt në OKB: Bosnja, në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje,...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV