Basha: Koha nuk pret. Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka publikuar një video në “Facebook”, ku shprehet se njerëzit sot kanë nevojë për mbështetje.

Basha thekson se plani i Partisë Demokratike ndihmon çdo shqiptar në vështirësi. “Koha nuk pret. Njerëzit sot kanë nevojë për mbështetje. Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi”, shkruan Basha.

Në videon, që bëri publik pas takimit me ta, Basha publikoi historinë e një pronareje të biznesit të vogël, që thotë se kategori biznesesh si ajo, janë duke falimentuar. “Do t’i vendos kyçin dhe nuk e di se ku do të shkoj”.

Kjo është historia e një biznesi të vogël që kriza ekonomike dhe taksat që rriten përditë po e çojnë drejt falimentimit.

Rabjana Shima: Prej vitit 2013-të, taksat janë rritur shumë sa janë bërë të papërballueshme. Jemi drejt falimentimit

Rabjana Shima është një prej shumë bizneseve të vogla në Tiranë. Që prej vitit 2007 kur ka hapur minimarketin në një lagje të Tiranës, ajo mban familjen me këtë biznes. Por me rritjen e taksave që prej vitit 2013-të ajo thotë se tashmë rrezikon falimentimin.

Në një kohë që kriza ekonomike sa vjen e thellohet, fitimet ulen. Kjo sjell pamundësinë e saj për të paguar taksat e rritura, përfshirë këtu edhe taksat vendore që janë shtuar.

“Nëse vazhdon kështu, për pak unë do t’i vendos kyçin dhe nuk e di se ku do të shkoj”, – thotë ajo e dorëzuar përballë vështirësive që ka sjellë politika fiskale e qeverisë këto 7 vitet e fundit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Nënshkruhen 2 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Emirateve Arabe, ja cilat janë ato

Janë nënshkruar marrëveshjet mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe. “Shkëmbimi i marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër...

Gati 40 për qind e shqiptarëve duhanpirës, eksperti habit me shifrat

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë duhanpirëse në rajon. I ftuar në Emisonin ‘Health o’clock’ eksperti për çështjet e...

Zelensky: Do të jap dorëheqjen menjëherë, por me këtë kusht

“Nëse ka paqe për Ukrainën, nëse vërtet keni nevojë që unë të largohem nga pozicioni im, unë jam gati… Unë mund ta shkëmbej atë...

Çfarë përmbajnë ‘Tokat e Rralla’ të Ukrainës që janë aq të lakmuara nga Trump?

Ndihma ushtarake amerikane në këmbim të shfrytëzimit të tokave të rralla të Ukrainës. Ky është thelbi i marrëveshjes prej 500 milionë dollarësh që po...

Ushtritë më të fuqishme në botë, ja ku renditen në listë Shqipëria dhe Kosova

Në renditjen e re të “GlobalFirepower”, në të cilin vlerësohet fuqia ushtarake e 145 shteteve, Shqipëria renditet në vendin e 78-të. Ndërkohë që Kosova nga...

Lajme të tjera

Web TV