Koronavirusi mund të mbijetojë deri në 28 ditë në sipërfaqet e kartmonedhave dhe celularëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi mund të mbijetojë deri në 28 ditë në temperatura të ulta dhe në errësirë tek sipërfaqet e objekteve të sheshta, si kartmonedhat dhe aparatet celularë.

Ky është rezultati i një studimi, i mbështetur veçanërisht nga Organizata e Kërkimit Shkencor dhe Industrial e Komonuelthit, sipas të cilës, sqarohet se koronavirusi mund të mbijetojë në sipërfaqen e sheshtë të kartmonedhave dhe celularëve deri në 28 ditë në temperatura të ulta dhe errësirë.

Studiuesit testuan jetëgjatësinë e virusit COVID në errësirë, në tre temperatura të ndryshme, ndërsa vunë re që shkalla e rezistencës së virusit ra me rritjen e tyre.

Ata mësuan se në temperatura deri në 20 gradë Celsius shkalla e rezistencës së virusit ishte “jashtëzakonisht e fortë” dhe veçanërisht në sipërfaqet e lëmuara si ekranet e celularëve, duke mbijetuar deri në 28 ditë.

Ndërsa, deri në 30 gradë Celsius, mbijetesa e virusit ra në shtatë ditë dhe në vetëm 24 orë në 40 gradë Celsius.

Autorët e këtij studimi treguan se ky është një kërkim shkencor më i thelluar dhe më i gjatë në kohë se sa studimet e mëparshme.

Sipas tyre, virusi COVID transmetohet kryesisht nga ajri, duke vënë në dukje se nevojiten akoma më shumë kërkime për të kuptuar shkallën e transmetimit të tij përmes sipërfaqeve të ndryshme./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Kur natyra godet: Mbi 198 milionë dollarë humbje çdo vit, 5 mijë shqiptarë të prekur

Mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë. Kaq para...

Avokati zbulon shifrat, ja sa para iu zhvatën shqiptarëve nga “skemat piramidale” online

Ish-prokurori Besnik Muçi zbuloi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se qytetarët shqiptarë kanë depozituar në platformën TXEX dhe të...

Pasuria e Trump rritet me miliarda nga kriptomonedha e re

Pasuria e familjes Trump është rritur me rreth 5 miliardë dollarë në letër, pasi kompania e tyre e re financiare, World Liberty Financial, hodhi në treg...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Territori shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës së kësaj të mërkure parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku herë...

Mjeshtri që filmoi shpirtin shqiptar

Nga Lutfi Dervishi Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Filmat e tij nuk pranojnë të plaken, sepse nuk ishin thjesht kinema, por...

Lajme të tjera

Web TV