Liga Profesioniste ka vendosur vijimin e bojkotit të kampionatit.
Kreu i Ligës së futbollit, Edvin Libohova është shprehur që janë në pritje të një takimi me qeverinë.
“U vendos të vazhdojmë me bojkot. Vendimi për vazhdimin e bojkotit është unanim. Jemi në pritje të një takimi me qeverinë. Bojkoti do zgjasë deri në zgjidhjen e kërkesave“, është shprehur Libohova.
Jo.Be/Fjala.al