Ndarja nga jeta e drejtorit të Bashkisë Feti Fanaj, Veliaj: Një mik dhe baba i jashtëzakonshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri një dedikim prekës për ndarjen e parakohshme nga jeta të kreut të Drejtorisë së Punëtorëve në Bashkinë e Tiranës, Feti Fanaj.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Veliaj e ka cilësuar Fetaj si një mik dhe vëlla i pazëvendësueshëm.

“Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël.

Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur!

U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithe ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin.

Nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm!”, shkruan Veliaj.

Feti Fanaj është ndarë nga jeta në orën 01.00 pas mesnate, në Turqi, ku ishte shtruar pas infektimit me Covid-19. Ai ishte drejtori i drejtorisë së punëtorëve të kryeqytetit, në Bashkinë e Tiranës.

Fanaj prej disa ditësh i intubuar tek Infektivi u transportua drejt Turqisë, për një mjekim më të specializuar, por nuk ia doli dot të mposhte sëmundjen e rëndë./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/posts/10158906805331926

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV