Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare aktorja e ‘James Bond’, Margaret Nolan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Margaret Nolan, aktorja e njohur dhe modelja qe luan në filmin e famshëm ‘Golgfinger’ të vitit 1964 ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 76-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur regjisori Edgar Wright i cili punoi me Nolan në filmin e tij, ‘Last night in Soho’.

“Është detyra ime e trishtë të raportoj se aktorja dhe artistja, Margaret Nolan e mrekullueshme ka ndërruar jetë”, shkroi në Twitter Wright.

“Ajo ishte mesi i diagramit të Venit për gjithçka fantastike në vitet ’60. Ishte shumë gazmore, e mprehtë dhe, siç mund ta imagjinoni, e mbushur me histori nga më të mahnitshmet”, shkroi Wright.

“Jam shumë i lumtur që e njoha atë. Zemra ime shkon me familjen e saj dhe të gjithë ata që e donin atë. Ajo do të më mungojë shumë”, shtoi kineasti.

Përveç shfaqjes në sekuencën e titullit “Goldfinger” ajo gjithashtu interpretoi personazhin Dink, një masazhatore, në filmin e vitit 1964.

Nolan gjithashtu u shfaq në filma të ndryshëm si: “Carry On”, përfshirë “Carry On Matron”, “Carry On Henry” (i njohur gjithashtu si “Carry On Henry VIII”) dhe “Carry On In Your Convenience”.

Gjithashtu filma të tjerë ku ishte pjesëmarrëse janë: “No Sex Please, We’re British” dhe “Toomorrow”, si dhe në serialet televizive si “The Sweeney” dhe “Last of the Summer Wine”.

Nolan, e cila lindi në Somerset, Angli, më 29 tetor 1943, filloi karrierën e saj si një modele me pseudonimin Vicki Kennedy para se të kalonte në aktrim.

“Ajo u përfshi thellë në teatrin politik dhe së fundmi krijoi artin pamor; dekonstruktoi modelimin e saj magjepsës në një seri fotomontazhesh,” shkroi Wright në Twitter.

“Jam shumë i lumtur që e njoha atë. Zemra ime shkon me familjen e saj dhe gjithë ata që e donin. Ajo do të mungojë shumë”., përfundoi ai./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV