Po kalonte kamionin me 20 mijë euro, procedohet 50 vjeçari nga Saranda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 50-vjeçar është proceduar penalisht, pasi nuk deklaroi shumën monetare në pikën kufitare të Kakavijës.

Burime policore bëjnë me dije se është proceduar penalisht shtetasi A. O., 50 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën personale të shtetasit A. O., 20 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua penalisht shtetasi A. O., për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Disa ditë më parë, shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë goditën edhe dy raste te tjera të mosdeklarimit të të hollave në kufi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Ferri” në New Jersey! Shkatërrohen bizneset digjen mijëra hektarë, evakuohen tre zona

Një zjarr i madh shpërtheu të martën, më 22 prill, në zonën e menaxhimit të kafshëve të egra Greenwood...

Rama tregon në Berat planin që ka për promovimin e verës shqiptare

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim elektoral sot në Berat. Ai deklaroi se pas anëtarësimit në BE, Shqipëria do marrë 300 milion Euro vetëm për...

Rama batuta me demokratin: “Ti thua që e solli koha, por varet kush e menaxhon kohën”

Kryeministri Edi Rama ka diskutuar me një mbështetës demokrat mbi zhvillimet në bujqësi gjatë një fjalimi. Rama theksoi se bujqësia ka ecur përpara, me demokratin...

Moda digjitale dhe “AI influencers”, po zëvendësohen njerëzit?

Në një kohë kur teknologjia po avancon me hapa të shpejtë, edhe bota e modës dhe influencimit po përjeton një transformim të rrallë: hyrjen...

Sot Kupa e Italisë, formacionet e mundshme Inter-Milan! Arnautovic nga minuta e parë

Trajneri Simone Inzaghi sot është i detyruar që të bëjë rrotacion për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Milanit. Lodhja e madhe, mungesat...

Lajme të tjera

Web TV