SHBA/ Senati fillon seancat për konfirmimin e gjyqtares Barrett

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Gjyqësorit i Senatit Amerikan hapi seancën katër-ditore të konfirmimit për kandidaten e emëruar nga Presidenti Donald Trump për anëtare të Gjykatës së Lartë Amy Coney Barrett.

Juristja konservatore, 48-vjeçare, është zotuar se do gjykojë çështjet ligjore në mënyrë krejt të paanshme.

Emërimi i saj kaq afër zgjedhjeve presidenciale të tre nëntorit, ka shkaktuar tensione politike mes republikanëve dhe demokratëve.

Senatorja republikane, Lindsey Graham, e cila kryeson komisionin, deklaroi se Barrett, një gjykatëse konservatore e gjykatës së apelit do të ishte një “pasardhëse e denjë” e gjyqtares Ginsburg. Por një senator demokrat e përshkroi procesin si “të turpshëm”.

Miratimi i gjyqtares Barrett do të forconte një shumicë konservatore 6-3 në Gjykatën e Lartë, duke e zhvendosur ekuilibrin e saj ideologjik për dekadat e ardhshme.

Presidenti Trump zgjodhi gjyqtaren Barrett për zëvendësimin e liberales Ruth Bader Ginsburg, e cila ndërroi jetë muajin e kaluar në moshën 87-vjeçare.

Republikanët po përpiqen të përfundojnë procesin përpara se Trump të përballet me rivalin e tij demokrat Joe Biden në zgjedhje.

Nëntë anëtarët e gjykatës kanë mandat të përjetshëm dhe vendimet e tyre mund të ndikojnë në politikat e vendit, duke filluar nga e drejta e votës dhe e drejta për të mbajtur armë, deri tek aborti dhe financimi i fushtatave zgjedhore.

Kujtojmë se vendi i zbrazët në Gjykatën e Lartë të vendit, ka intensifikuar garën presidenciale tashmë mjaft të ashpër./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV