Agron Duka: Ja tri mënyrat për të maksimalizuar votat e partive të vogla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Kreu i PAA-së deklaron se do të kandidadojë në qarkun e Durrësit për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka sqaruar në një intervistë për gazetën “Fjala” tri opsionet që partitë e vogla duhet të maksimalizojnë votat në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 prillit. Sipas tij, nga tri opsionet që propozon, njëri është i papërshtashëm, ndërsa tjetri rrezikon identitetin e partive të vogla.

Ndërsa ai që mund të implementohet, sipas Dukës,  mbetet ai me disa koalicione opozitare, në të cilat partitë të atashohen sipas një konvergjence ideologjike dhe pastaj të kenë një program politik të përbashkët postzgjedhor. Për sa i takon kandidaturës së vet në zgjedhjet e ardhshme, Duka i qëndron partizan qarkut të Durrësit, aty ku ka edhe influncën më të madhe në votë dhe që gëzon popullaritet.

Sipas Dukës, Partia Demokratike, por edhe partitë e vogla të atashuara në këtë forcë politike kanë bërë shumë punë sa i takon programit të qeverisjes, por edhe janë konsoliduar ekipe me përfaqësues politikë dhe teknikë që, sipas tij, kanë shumë për të ofruar. “Ambiciet tona kanë qenë dhe mbeten ato për krijimin e një grupi parlamentar prej 5-6 përfaqësuesish të PAA-së, të cilët do të duhet të jenë zëri më i fortë dhe garancia për vendosjen e bujqësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në prioritetet e qeverisë së ardhshme”, shprehet Duka për gazetën “Fjala”.

 Zoti Duka, a ka një dakordësi mes jush, partive opozitare dhe kreut të  Partisë  Demokratike,  Lulzim Basha, për daljen në zgjedhje?

Fryma e bashkëpunimit brenda opozitës nuk ka munguar kurrë, edhe pse jemi një grupim i madh politik, bashkimi i paprecedentë i partive politike, diçka që gjen fillin lidhës te qëndresa në dobi të interesit publik. Edhe në rastin e daljes në zgjedhje, do të konsultohemi bashkarisht, duke parë se cili do të jetë produkti final i Kodit Zgjedhor. Pra, gjykoj se do të jemi në gjendje që të gjejmë një pikë konvergjence në funksion të maksimizimit të votës të secilës parti.

Partia Agrare Ambientaliste që drejtohet nga ju, do të dalë e vetme, apo do të jetë pjesë e një koalicioni me Partinë Demokratike?

Sikurse thashë më sipër, këto diskutime do të mbeten për pas miratimit përfundimtar të Kodit. Megjithatë, ajo që duhet  theksuar, jo vetëm për PAA-në, por për çdo subjekt i ri apo ekzistues, është diskriminimi që u bëhet partive alternative. Pra, edhe me kodin e vjetër edhe me atë të riun, nëse konfirmohet versioni i votuar në mënyrë të njëanshme, diskriminimi për partitë si PAA-ja është dashakeq, dhe cenon barazinë në garë. Prandaj ne do të përpiqemi të gjejmë balancën e duhur midis vullnetit të anëtarësisë sonë për të qenë sa më shumë të përfaqësuar dhe kushteve optimale për të mbrojtur dhe maksimalizuar mbështetjen tonë.

Cila është sipas jush formula më e mirë për të maksimalizuar votat në këto zgjedhje?

Lexo edhe :  Temperaturat deri në 38 gradë celsius/ Moti për ditën e sotme

Deri më tani opsionet janë tri. I pari është dalja të vetëm në zgjedhje, me deficitin e rrezikshëm të përfaqësimit në komisionet e votimit dhe numërimit. Në këtë moment opsioni më i papërshtatshëm. I dyti është një koalicion i gjerë midis të gjitha forcave politike. Kjo mund të mbrojë votat, por rrezikon identitetin e partive pjesëmarrëse dhe mund të cungojë propozimet programore. Dhe i treti është ai me disa koalicione opozitare, në të cilat partitë të atashohen sipas një konvergjence ideologjike dhe pastaj të kenë një program politik të përbashkët postzgjedhor.

Sa janë pritshmëritë tuaja për mandate deputetësh në këto zgjedhje?

Sinqerisht, ne kemi punuar shumë, pasi kemi tashmë 3 vjet që punojmë për programin dhe kemi konsoliduar një ekip me përfaqësues politikë dhe teknikë, të cilët kanë shumë për të ofruar dhe kanë sipas sondazheve tona pëlqyshmëri në elektoratin shqiptar. Ambiciet tona kanë qenë dhe mbeten ato për krijimin e një grupi parlamentar prej 5-6 përfaqësuesish të PAA-së, të cilët do të duhet të jenë zëri më i fortë dhe garancia për vendosjen e bujqësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në prioritetet e qeverisë së ardhshme.

Nëse kodi thotë për të dalë me një tjetër koalicion, cilat parti, sipas jush, mund të grupohen në një tjetër koalicion brenda kampit opozitar?

Ne si PAA kemi një marrëveshje me Partinë Demokratike, por njëkohësisht kemi edhe një bashkërendim të aksionit opozitar me katër aleatët e tjerë të PD-së, PR, LZHK, PDK dhe PBDNJ, me të cilët kemi krijuar një bashkëpunim solid dhe konseguent përgjatë viteve të fundit. Megjithatë, ka edhe opsione të tjera brenda kampit opozitar, të cilat do të mbeten të hapura në funksion të performancës sa më të mirë në 25 prill 2021.

Ku do të kandidoni ju zoti Duka, mos do t’ju shohim në katër qarqe, pasi me ndryshimet në kodin elektoral emri i kryetarit mund të vendoset në disa qarqe?

Unë do të kandidoj në qarkun tim, Durrësin. Nuk jam një partizan i ndarjes së kryetarit në 4 qarqe, pasi është diçka që krijon pabarazi. Sidoqoftë, jemi ende duke komentuar një situatë që është ende e paqëndrueshme, derisa të kemi pamjen përfundimtare të ndryshimeve, do të kemi edhe një qëndrim final për këtë çështje.

 

Tri opsionet e Dukës për zgjedhjet

  • I pari është dalja të vetëm në zgjedhje, me deficitin e rrezikshëm të përfaqësimit në komisionet e votimit dhe numërimit. Në këtë moment opsioni më i papërshtatshëm.
  • I dyti është një koalicion i gjerë midis të gjitha forcave poltike. Ky mund të mbrojë votat, por rrezikon identitetin e partive pjesëmarrëse dhe mund të cungojë propozimet programore.
  • Dhe i treti është ai me disa koalicione opozitare, në të cilat partitë të atashohen sipas një konvergjence ideologjike dhe pastaj të kenë një program politik të përbashkët postzgjedhor.

Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV