Bien aksionet e Juventusit në bursë pas lajmit se Cristiano Ronaldo, pozitiv me “Covid-19”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Portugeze e Futbollit ka konfirmuar të martën pasdite se Kristiano Ronaldo, ka rezultuar i prekur nga virusi korona dhe do të mungojë në takimin e së mërkurës ndaj Suedisë. 35-vjeçari, i cili luan për skuadrën e Juventusit në Serinë A të Italisë, raportohet të jetë mirë, pa simptoma dhe i izoluar.

Ylli i futbollit, Kristiano Ronaldo, ka rezultuar i prekur nga virusi korona, ka bërë të ditur të martën pasdite Federata Portugeze e Futbollit.

Futbollisti portugez do të mungojë përfaqësueses së vendit të tij në takimin e së mërkurës ndaj Suedisë, të vlefshëm për grupin e 3-të të Ligës A të Ligës së Kombeve të Evropë. 35-vjeçari, i cili luan për skuadrën e Juventusit në Serinë A të Italisë, raportohet të jetë mirë, pa simptoma dhe i izoluar. Në fakt, të hënën, Kristiano Ronaldo postoi në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” një foto ku ai ishte në një tryezë darke me shokët e skuadrës përfaqësuese të Portugalisë.

Megjithatë, ka raportohen raste të tjera të prekurish në përfaqësuesen portugeze në prag të ndeshjes me Suedinë. “Pas këtij rasti pozitiv, të gjithë lojtarët e tjerë iu nënshtruan tamponëve të martën në mëngjes dhe të gjithë rezultuan negativë dhe janë të gatshëm për stërvitje në mbrëmje për trajnerin Fernando Santos, – sqaronte një deklaratë e shkurtër për shtyp e Federatës Portugeze të Futbollit, e cila vijonte: “Ndeshja ndaj Suedisë, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, do të luhet sipas programit, të mërkurën, duke nisur nga ora 20:45, në stadiumin “Zhoze Alvalade”.

Kristiano Ronaldo ishte midis lojtarëve të Portugalisë që u përballën me Antuan Grizmanin, Kilian Mbapenë dhe përfaqësuesen e Francës në duelin e 11 tetorit, që u mbyll me rrjeta të paprekura. Lojtarët e tjerë të përfaqësueses portugeze, i përsëritën testet për “Covid-19” të martën, por të gjithë rezultuan negativë. Interesant është fakti se, me bërjen publike të lajmit të infektimit të Kristiano Ronaldos, aksionet e Juventusit në bursën e Milanos ranë menjëherë me 6.9%.

Lexo edhe :  Emocionet janë shkaku i dhimbjeve fizike? Guardiola hap një klinikë mjekësore!

la.mi/fjala.al

Të fundit

“Shokë, duhet të dimë gjithçka”/ Si STAS-i përgjonte qytetarët e RDGJ-së?

“Shokë, duhet të dimë gjithçka!”: Ky ishte mesazhi i qartë që Erich Mielke u dha punonjësve të tij. Ai...

Sistemi sekret që përdor Hamasi për të shpërndarë pagat e qeverisë

Pas gati dy vitesh lufte, aftësia ushtarake e Hamasit është dobësuar rëndë dhe lidershipi i tij politik është nën presion të madh. Megjithatë, gjatë gjithë...

Arsyet për burgosjen pa fund: Pse Gjykata e Hagës e mbajti sërish Thaçin në qeli

Gjykata Speciale ka zgjatur paraburgimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ndaj Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut nga Dhomat e...

Shqipëria s’përfshihet në projektin e DASH për vizat me garanci 15 mijë USD

Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e...

Sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, Qeveria përditëson 4 vendimet e reja të BE

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke reflektuar katër vendime të...

Lajme të tjera

Web TV