Ditëlindja e Dritëro Agollit, Meta: Na mungon, me librat e tij do të jetë përherë gjallë midis nesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta, me anë të një statusi në “Facebook” ka kujtuar ditëlindjen e shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli. Meta shprehet se Agolli na mungon fizikisht sot të gjithëve, por do jetë përherë midis nesh, me librat e tij

“Dritëroi ynë dritëron gjithmonë! Thellësia e mendimit, këshillat e mençura, forca e karakterit, urtësia, e në veçanti kurajoja për t’u ballafaquar me padrejtësinë janë një pasuri e madhe që ai na la të gjithëve, së bashku me kryeveprat artistike, ngahera aktuale, frymëzuese dhe shumë të dashura”, shkruan Meta.

Më tej ai shtoi se Dritëroi ishte një derë e hapur ku gjeje një mik të mençur e të gjendur. “Ai ishte dhe do të mbetet i të gjithëve, prezent në çdo kohë me idetë e tij, në art, kulturë, letërsi dhe politikë, sepse forca e talentit, karakterit dhe fuqia e mendimit i buronte nga populli dhe madhështia e të qenit në radhë të parë njeri modest dhe i thjeshtë, pranë halleve e problemeve të bujkut, fermerit, punëtorit dhe shqiptarit patriot, gjithmonë i pari për t’u “përleshur” me padrejtësinë, arrogancën, megalomaninë, burokratizmin dhe presionet e pushtetit”.

Në fund ai theksoi se kush do ta mendonte se “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” do të ishte edhe sot kaq prezente si fabul në administratën shtetërore, ku ende e gjen edhe Zylon edhe Demkën.

“Sot në ditën e tij të lindjes, Dritëroi na mungon fizikisht të gjithëve. Por ai do të jetë përherë i gjallë midis nesh, në çdo raft librash, në kujtimet e paharruara që la pas dhe në çdo këshillë të vyer që na dha ne miqve të tij!”, përfundon Meta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ndërhyrje restauruese në Kishën e Shpërfytyrimit në Herbel

Një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë sonë kulturore po i nënshtrohet një procesi të kujdesshëm restaurimi nga...

Kosovë, Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e fundit

Nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës as në përpjekjen e fundit, në seancën që u thirr për ora 22:00. Sërish u tentua të votohet komisioni për...

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla/Nxënësit më të përqendruar dhe socialë

Smartphonet shpërqendrojnë dhe ndikojnë negativisht në rezultatet shkollore. Kjo është një çështje e nxehtë që nuk njeh kufij dhe që ka bërë që Holanda...

Sa fiton një ushtar rus që shkon në frontin e luftës?

Nga raportimet më të fundit të mediave ndërkombëtare, ushtarët rusë që pranojnë të luftojnë në frontin e Ukrainës mund të fitojnë deri në 5.2...

Tarifat doganore, sot takimi kyç mes Trump dhe von der Leyen!

Përveç ndonjë surprize të madhe, sot Donald Trump dhe Ursula von der Leyen do të vendosin në 15% tarifën doganore mbi mallrat evropiane të eksportuara në...

Lajme të tjera

Web TV