E konfirmon OBSH: Mund të infektoheni dy herë me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetit ka mbajtur një konferencë për shtyp ditën e hënë në Gjeneva, ku ka bërë me dije të rejat e fundit që janë mësuar rreth koronavirusit që ka përfshirë botën, Covid-19.

Kreu i OBSH, Adhanom Ghebreyesus është shprehur se bazuar në të dhënat që janë raportuar, rezulton se shumë persona të cilët e kanë kaluar Covid-19 janë riinfektuar sërish.

“Kanë ekzistuar disa shembuj ku njerëzit e infektuar me Covid-19, janë infektuar për herë të dytë. Shumica e njerëzve që janë infektuar me virusin zhvillojnë një përgjigje imune brenda javëve të para, por ne nuk e dimë se sa e fortë ose qëndrueshme është ajo përgjigje imune, ose si ndryshon për njerëz të ndryshëm.”, u shpreh Ghebreyesus.

Ndërsa gjithashtu kreu i OBSH-së hodhi poshtë dhe strategjinë se popullata mund të imunizohet duke u ekspozuar ndaj viruseve, pra të ashtuquajturën ‘imuniteti i tufës’.

“Imuniteti i tufës është një koncept i përdorur për vaksinimin, në të cilin një popullatë mund të mbrohet nga një virus i caktuar nëse arrihet të vaksinohet”, shtoi ai.

Që nga shpërthimi i pandemisë së Covid-19 deri më tani janë infektuar 38.116.701, nga të cilët 1.086.575 kanë humbur jetën, ndërsa 28.644.528 janë shëruar./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV