E rrallë, astronautja amerikane Kate Rubins do të votojë nga hapësira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Astronautja amerikane Kate Rubins do të niset të mërkurën më 14 tetor drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës së bashku me dy kozmonautë rusë. Rubins ka planifikuar shumë aktivitete në bordin e stacionit, duke përfshirë edhe votimin nga hapësira në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Astronautja Rubins së bashku me kozmonautët rusë Sergey Ryzhikov dhe Sergey Kud-Sverchkov pritet të niset më 14 tetor drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Ata do të udhëtojnë në bordin e një kapsule hapsinore Soyuz që do të lëshohet nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan.

Muajin e kaluar, astronautja Rubins i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se ajo ka në plan të votojë në zgjedhjet presidenciale nga hapësira, më shumë se 320 kilometra nga Toka.

Shumica e astronautëve jetojnë në qytetin Hjuston. Shteti i Teksasit i lejon ata të votojnë nga hapësira duke përdorur një fletë votimi elektronike të sigurt.

Qendra e kontrollit të misionit e përcjell fletën e votimin tek stacioni hapësinor dhe kthen fletën e plotësuar tek nëpunësi i qarkut.

“Është shumë e rëndësishme pjesëmarrja në demokraci dhe ne e konsiderojmë nder që jemi në gjendje të votojmë nga hapësira. Pasi plotësojmë formularin, ne kryejmë votimin në mungesë, që unë kam në plan ta bëj në nëntor”, thotë astronautja amerikane.

Gjatë qëndrimit në bordin e stacionit ndërkombëtar, Rubins, njeriu i parë që do të studiojë ndërtimin e blloqeve të ADN-së në hapësirë, ka në plan të zhvillojë një eksperiment kardiovaskular dhe të kryejë hulumtime duke përdorur laboratorin e stacionit hapësinor “Cold Atom Lab”.

Në fillim të muajit u lëshua në orbitë një anije transporti mallrash me fara rrepash të kuq. Hulumtuesit po shpresojnë që 40 rrënjë rrepash të rriten brenda muajit në stacionin e hapësirës.

Lexo edhe :  Shpresa shuhet në Gaza, embrionet e fekondimit in vitro shkatërrohen nga sulmet izraelite

Astronautja do të festojë 20 vjeton e pranisë së vazhdueshme të njeriut në stacionin hapësinor. Ajo po ashtu do të presë ekuipazhin e misionit të dytë komercial nga anija SpaceX, që pritet të mbërrijë në fund të tetorit.

“Është një arritje e jashtëzakonshme inxhinieriko-shkencore fakti që kemi këtë objekt të madh të krijuar nga njeriu i cili vazhdon të sillet në orbitën e Tokës prej 20 vitesh”,tha astronautja./VOA/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Makina përplas këmbësorin, transportohet në gjendje të rëndë te “Trauma

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës–Milot. Automjeti...

Fuqia e njerëzve të qetë, në një botë që nuk pushon se foluri

Shpesh mendojmë se të bësh zhurmë do të thotë të jesh i fortë, por nejrëzit e heshtur kanë një lloj të veçantë pushteti. Janë...

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e...

Shenjat e bezdisshme që tregojnë se ish-i nuk do të të harrojë kurrë!

Shumë herë, nuk na duhet shumë për të kuptuar se një ish nuk e ka kaluar ndarjen. Qoftë duke të shkruar në orët e...

Shkeljet në trajtimin e mbetjeve spitalore, Prokuroria dërgon në gjyq 13 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10...

Lajme të tjera

Web TV