Arkitekti Geri Lika ka humbur jetën nga Covid-19 duke mos e fituar dot betejën. Koronavirusi i ka marrë jetën 28-vjeçarit i cili ishte i shtruar në spitalin Covid2 në Tiranë.
Lajmin e kanë dhënë miqtë dhe të afërmit e tij në rrjetet sociale.
Mësohet se i riu ishte i fejuar dhe la pas familjen, të dashurën dhe shumë ëndrra në mes.
“Nuk kam fjalë të përshkruaj tronditjen që na ka shkaktuar humbja e tij neve që e njihnim prej një viti dhe vetëm mund t’a marrim me mend dhimbjen shkatërruese për Olën e tij, nënën, babain, motrën e gjithë të afërmit e tij”, shkruan mes të tjerash në postimin e saj Elida Mitro, e cila tregon se sa energjik për jetën ishte i ndjeri./Bl.Ba/Fjala.al