Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim gjatë prezantimit të rezultateve të raportit të Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit u shpreh se po bëhet progres në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri dhe se SHBA-ja do e mbështesë gjithmonë këtë luftë.
“Është në interesin e ShBA që të kemi një aleat që është në gjendje të bëjë pjesën e saj. Jemi përkushtuar që Shqipëria të zërë vendin e saj në shtetet demokratike. Ka pengesa si zyrtarë të korruptuar, poste zyrtare të përdorura për të promovuar palë politike. Qeveritë mund të kufizojnë mundësitë për korrupsion”, u shpreh ndër të tjera Kim.
Me tej Kim tha se Shqipëria duhet duhet të fillojë vlerësime të rregullta të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të siguruar një ministri të drejtë.
Ambasadorja Kim tha që është prioritet ngritja e BKH-së./Jo.Be/Fjala.al