Presidenca ka dalë me një deklaratë për vakancat e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese një ditë para përfundimit të afatit për aplikim.
Është hera e tretë që Presidenti shpall thirrjen për hapjen e vakancave.
Meta i ka bërë thirrje të gjithë juristëve me integritet të aplikojnë për të qënë pjesë e vakancave të parakohshme në Gjykatën Kushtetuese dhe mos të kenë frikë nga verifikimet e KED-së.
Në dekalratën e presidencës theksohet se aplikimet do të jenë të hapura deri në 14 tetor 2020.
Meta u kërkon KED dhe KLGJ të verifikojnë dhe rendisin sa më shpejt kandidatët për anëtarë për Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë dhe sa më parë t’i çojnë listat Presidentit të Republikës.
Sipas Presidentit ngritja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Shqipërinë dhe për negociatat me BE-në. /Ra.My.Fjala.al/