Rritja e rasteve me Covid-19 në Europë/ Merkel: Të mos hedhim poshtë atë që arritëm përmes kufizimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh e shqetësuar për rritjen e rasteve nga Covid-19 në Europë.

Gjatë një debati mbi presidencën gjermane të Bashkimit Evropian në Komitetin për Rajone të bllokut Merkel tha se nuk duhet hedhur poshtë sakrifica e këtyre muajve me kufizime për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“Po e shoh me shumë shqetësim rritjen e numrit të të infektuarve në pothuajse çdo pjesë të Evropës dhe duhet të them se situata vazhdon të jetë serioze. Ne nuk duhet të hedhim poshtë atë që kemi arritur përmes kufizimeve gjatë muajve të fundit. Këto kufizime nuk kanë qenë të lehta për askënd prej nesh”, theksoi ajo.

Në javët e fundit vendet evropiane po përballen me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus. Ditën e sotme, Italia që ishte një nga vatrat më të mëdha gjatë valës së parë së parë së virusit, shënoi sërish shifra të larta me 5901 të infektuar dhe 41 viktima.

Kohët e fundit, shumica e vendeve evropiane kanë prezantuar masa shtesë të kufizimeve.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

Telefoni i Laert Haxhiut i “ha kokën” drejtorit të burgut të Drenovës

Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Drenvovës dhe shefin e policisë së...

Dollari, në nivelin më të ulët që nga 2008

Dollari amerikan kanë vijuar tendencën në rënie në raport me lekun, edhe gjatë javës që sapo u mbyll, për shkak të zhvlerësimit përballë euros...

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

Ylli Pata Ardit Bido, është deputeti i tretë me më shumë vota prefernciale i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit të Shtetit,...

Dëmtim i rëndë, Musiala i “shokon” të gjithë, Donnarumma shpërthen në lot

Futbollisti i Bayern Munich, Jamal Musiala, ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen çerekfinale të Botërorit të Klubeve, ndaj PSG-së. Fantazisti gjerman, pas një...

Pas gati një shekulli ndalim, lumi Sena në Paris rihapet për notarët

Për herë të parë që nga viti 1923, qytetarët e Parisit mund të notojnë sërish në lumin Sena, pas më shumë se një shekulli...

Lajme të tjera

Web TV