Sfida me Lituaninë, flet Reja: Synojmë fitoren, ja pse kam grumbulluar kaq shumë të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri Edy Reja ka folur për mediat para sfidës së nesërme ndaj Lituanisë në Ligën e Kombeve.

Reja ka vlerësuar maksimalisht skuadrën kundërshtare, por shtoi se Kombëtarja jonë është aty për t’i vënë ata në vështirësi. Ai iu rikthye edhe njëherë sfidës mes dy kombëtareve në Tiranë, ku Lituania triumfoi me rezultat minimal.

“Performanca e Lituanisë në ndeshjen ndaj Shqipërisë ka qenë shumë e mirë. Kanë ushtruar presing të vazhdueshëm duke i hequr iniciativën ekipin tonë. Presingu në rritje dhe gabimet tona individuale shkaktuan pësimin e golit. Gjithsesi jemi të vetëdijshëm se është një ekip me aftësi të larta teknike dhe do të mundohet që të njëjtën gjë ta ushtrojë dhe nëser. Do të përpiqemi që të gjejmë pikat më të dobëta të tyre duke ushtruar presionin tonë dhe duke shfrytëzuar anët tona më të forta, për të arritur në objektivin tonë që është fitorja e ndeshjes.”, u shpreh Reja.

Tekniku gjithashtu ka treguar edhe arsyen pse ka grumbulluar një numër të lartë lojtarësh të rinj në Kombëtare.

“Ekipi aktualisht ka 10 lojtarë të fituar, 10 lojtarë të rinj, 10 emra që janë ndjekur ngushtë nga stafet teknike dhe e meritojnë këtë grumbullim. Lojtarë të cilët kanë potenciale dhe aftësi shumë të mira. Eksperienca nuk janë vitet. Pasioni dhe kualitetet mund të shprehen edhe në moshën 20 vjeç, është çështje besimi dhe se sa ti dëshiron të japësh në fushë. FSHF ka një program për të futur brezat e rinj si pjesë integrale e Kombëtares. Unë kam menduar ta bëja këtë hap mbas hapi, por kushtet më sollën që të merrja një numër kaq të lartë lojtarësh të rinj”, theksoi Reja.

Lexo edhe :  Evropiani U-17 për herë të parë në Shqipëri, kombëtarja kuqezi sfidon Portugalinë

Deri tani Kombëtarja jonë numëron një fitore, një humbje dhe një barazim në Ligën e Kombeve respektivisht ndaj Bjellorusisë, Lituanisë dhe Kazakistanin. Kuqezinjtë ndodhen në vendin e dytë të grupit C, me numër të barabartë pikësh me kundërshtarët.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV