Bilal Xhaferri, shkrimtari që lindi në Konispol e vdiq i arratisur në mërgim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 14 tetor të vitit 1986, në Çikago të Shteteve të Bashkuara u nda nga jeta shkrimtar shqiptar Bilal Xhaferri.

Bilal Xhaferri ishte një ndër shkrimtarët e suksesshëm të viteve ’60 në Shqipërinë komuniste. Vinte nga një familje patriotike. Ai u lind më 1935 në fshatin Ninat afër Konispolit. Në vitin 1943 mbeti jetim nga nëna në moshën 8-vjeçare, bashkë me tri motrat e mitura. Dy vjet më vonë, në moshën 10-vjeçare, regjimi komunist i pushkatoi të atin, Xhaferr Hoxhën. Bilal Xhaferri punoi qysh në moshë të mitur për të ushqyer veten dhe motrat bashkë me gjyshin e tyre të verbër. Regjimi komunist u kishte sekuestruar gjithë pasurinë e, gjithsesi, ata duhet të mbijetonin.

Jeta e tij në fëmijëri dhe më pas në rini është shumë e vështirë. Megjithatë, ai ia del të mbarojë arsimin e mesëm dhe të angazhohet si një ndër shkrimtarët më të mirë të viteve ’60. Por ai ishte biri i Xhaferr Hoxhës, i cili ishte pushkatuar si “armik i popullit” dhe për këtë arsye do të përndiqej pa pushim nga regjimi komunist, përmes mekanizmit më të tmerrshëm, Sigurimit të Shtetit. Në vitin 1969 Bilal Xhaferri vendos të arratiset, pasi kishte kuptuar se do të burgosej së shpejti. Para se të largohej, ai la një letër në të cilën shpjegon arsyet e arratisjes.

“Ju më privuat plotësisht, më mohuat, më zhdukët për së gjalli si letrar. Nuk e tradhtoj kurrë këtë popull dhe atdheun, edhe pse emigroj larg”, thuhej në letrën e Bilal Xhaferrit, të lënë në postën greke të policisë kufitare, ku u dorëzua pas arratisjes nga Shqipëria, në vitin 1969.

“Sorrat” është një nga tregimet më problematike të tij të pabotuara, që u sekuestruan nga Sigurimi i Shtetit, gjatë kohës kur po i përgatitej dosja për ta arrestuar. “Bredhi i bukur në oborrin e Lidhjes së Shkrimtarëve ishte mbushur me sorra. Ato krokëllinin në mes të ditës, me të thirrura si ca ustallarë që s’ndërtojnë asgjë, ngriheshin e uleshin nëpër degë, fluturonin duke zëvendësuar njëra-tjetrën, largoheshin dhe ktheheshin përsëri”, kështu nis tregimi i shkrimtarit Bilal Xhaferri, kushtuar Lidhjes së tregimi që vinte në lojë Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve gjatë regjimit komunist.

Lexo edhe :  Luixhi Pirandelo - “6 personazhe kërkojnë një autor”, drama që tronditi teatrin modern

Më 3 maj 1993 Presidenti i Republikës Sali Berisha e dekoroi me medaljen “Martir i demokracisë” me motivacionin “Për përkushtim si publicist e politikan disident në luftën kundër komunizmit e diktaturës, për aspiratat e tij thellësisht kombëtare e demokratike” dhe “Nder i Kombit” nga Presidenti Bamir Topi./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV