Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e djeshme në lagjen Pavarësia në Vlorë ku pranë një automjeti ishte vendosur një sasi eksplozivi.
Pranë automjetit ishte vendosur një sasi prej 200 gramë lëndë plasëse, në afërsi të Pallatit të Kulturës në Vlorë.
Burime për fjala.al bëjnë me dije se lënda plasëse ishte përgatitur në mënyrë artizanale me “tritol” dhe e telekomanduar për shpërthim.
Forcat Xheniere kanë asgjesuar sasinë e tritolit nëpërmjet shpërthimit të komanduar.
Ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit , por shpresat e vetme janë tek kamerat e pallateve dhe bizneseve përreth.
Ajo që është ende e paqartë për autoritetet është se ende nuk dihet nëse kjo “pako” ka rënë nga automjeti i dikujt apo është vendosur pranë pemës dhe afër ndonjë makine të parkuar. /Ra.My.Fjala,al/