Holandë/ Kufizime të pjesshme, maskat të detyrueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Mark Rutte ka njoftuar sot se Holanda do t’i nënshtrohet kufizimit të pjesshëm nga e mërkura, që përfshin veçanërisht mbylljen e të gjitha bareve dhe restoranteve, në një përpjekje për të frenuar valën e fortë të pandemisë së COVID-19.

“Ne po hyjmë në një kufizim të pjesshëm”, deklaroi Rutte në një konferencë për shtyp.

“Kjo do të na dëmtojë, por është zgjidhja e vetme. Duhet të tregohemi më të rreptë”, thotë në fjalën e tij Mark Rutte.

Pas disa muajsh refuzimi për të mbajtur një maskë, Rutte më në fund vendosi ta bënte të detyrueshme atë në të gjitha hapësirat e mbyllura, për personat mbi 13 vjeç.

Gjithashtu, kryeministri ka qartësuar se do të ndalohet shitja e alkoolit pas orës 20:00, me synimin për të zvogëluar ndërveprimet shoqërore, që kanë çuar në një rritje të rasteve të COVID-19 në Holandë. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV