Kumbulla: Ndërrimi i Rejës ishte i drejtë, i lumtur që luajta dy ndeshje si titullar kuqezi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ndërrimi i Kumbullës ishte zgjidhje e imja”, deklaroi trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja.

“Mendoj që ishte vendim i duhur, çdo kush ka idenë e tij.

Dhe mendimin e trajnerit e ka mbështetur edhe vetë Marash Kumbulla, duke folur pas barazimit në fushë ndaj Lituanisë me rezultatin 0-0.

Ishte një ndeshje e vështirë, – ka deklaruar i riu që cilësohet si premtimi i mbrojtjes kuqezi për të ardhmen. Luajtëm mirë, por nuk morëm 3 pikët. Kishim shumë raste, nuk mundëm të shënonim. Më vjen keq që nuk fituam. Trajneri bëri mirë që më ndërroi, nuk isha shumë në formë sot.

Jam shumë më i kënaqur që luajta këto 2 ndeshje si titullar”, – ka shtuar ai.

Po cila është më e fortë, Lacio e Strakoshës apo Roma e Kumbullës?

Është e vështirë të them, por besoj Roma është më e fortë”, u shpreh Kumbulla, duke iu përgjigjur gazetarëve.

Në fakt, Reja e theksoi disa herë në fjalët e tij idenë se duhet t’u japë mundësinë të gjithë të rinjve që të fitojnë përvojë, që të japin diçka në lojë dhe të kontribuojnë në ekip.

Të njëjtën gjë bëra edhe në sulm, me aktivizimin e Manajt dhe Vrionit, ka thënë italiani i stolit kuqezi, duke shtuar më tej se: “Ishte i kushtëzuar t’i bënte këto zgjedhje.”

Të fundit

Rama:Brenda mandatit të 4 fusim vendin në BE, përfituesit më të mëdhenj të rinjtë

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qarkun e Lezhës ku po bëhet prezantimi i kanddiatëve për deputet për këtë qark. Fjalën e...

Një qen, një kafe e pak buzëqeshje mbajnë larg doktorin

Trupi i njeriut ka aftësi të mahnitshme dhe karakteristika të admirueshme. Në jetën tonë të ngarkuar, nuk është kurrë shumë herët apo vonë për...

KPK e kishte shkarkuar në 2022, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren e Shkodrës Ermira Dedja

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka rikthyer në detyrë gjyqtaren e Shkodrës Ermira Dedja. Gjyqtarja u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më 12 janar 2022, ku iu...

Pesë shenja që tregojnë se mund të vuani nga tensioni i lartë

Presioni i lartë i gjakut njihet edhe si “vrasësi i heshtur” sepse zakonisht nuk ka simptoma. Megjithatë, nëse lihet i pakontrolluar, mund të shkaktojë...

Clark: Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës, bashkëpunimi do të jetë i pashmangshëm

Ish-komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Wesley Clark, tha se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, bashkëpunimi ekonomik...

Lajme të tjera

Web TV