Rama për shkarkimin e Kuqos: Përshëndes kallëzimin e një të paudhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, ka përshëndetur vendimin e  ILD e cila ka kërkuar shkarkimin nga detyra i gjyqtarit Markelian Kuqo.

Rama shkruan se se përshëndet kallëzimin, duke e quajtur gjyqtarin një të paudhë që ka sfiduar hapur popullin dhe drejtësinë, duke liruar një dënuar me burgim të përjetshëm.

“Përshëndes Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për kallëzimin e një të paudhi me çyrk gjykatësi që ka sfiduar hapur drejtësinë dhe popullin, duke liruar një të dënuar me burgim të përjetshëm! Më në fund një hap i vonuar në rrugën e duhur të vendosjes së drejtësisë në drejtësi”, shkruan Rama.

Ndërkohë më parë, kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar shkarkimin nga detyra i gjyqtarit Markelian Kuqo. Sipas Metanit gjyqtari ka vepruar me dashje, dhe në mënyrë të vullnetshme për vendimet e tij duke liruar padrejtësisht nga burgu Gerd Gjinararin të dënuar për vrasjen e grupeve rivale më 1997.

Ndërkohë sot në KLGJ është zhvilluar seanca për gjyqtarin Markelian Kuqo. Në seancën Artur Metani tha se Kuqo ka shtrembëruar me dashje faktet.

Mirëpo, një gjë e tillë është mohuar nga vetë gjyqtari i cili tha se ka zbatuar ligjin, duke e cilësuar si të padrejtë kërkesën për shkarkimin e tij.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Opozita me sytë nga Big Brother, ish-banorët mbushin listat e kandidatëve për deputetë

Partitë opozitare në vend duket se po tentojnë ta joshin elektoratin me figurat e ‘reality show’ Aktorja Julia Ilirjani, tenori...

Si u caktua Dita e Verës pushim, ‘strategjia’ e Nanos për t’i prishur protestat Berishës

14 marsi prej vitesh është kthyer në një festë kombëtare. Por Ylli Manjani, thotë se prapa shpalljes si festë zyrtare të kësaj dite, ka një...

“Dikush nga e kaluara mund të rishfaqet”, parashikimi i yjeve për fundjavën

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Dashuria: Jeni të pasionuar dhe plot energji! Nëse jeni në një lidhje, partneri juaj mund të habitet nga guximi...

“Mes betejës në sheshin e burrave, zgjodhi të ikë”/Berisha: Dash Sula ka kohë të mendohet

Kreu i PD-së Sali Berisha nga Elbasani ka folur për largimin e Dashnor Sulës nga koalicioni. Lideri i opozitës u shpreh se Sula bëri...

Basha për Ditën e Verës në Elbasan: Uroj ndryshime pozitive për shqiptarët në maj

Kreu i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Ditës së Verës. Nga hyrja e kalasë së qytetit të...

Lajme të tjera

Web TV