“Soyuz” pritet të arrijë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës është tani vendi më i sigurt”, ka thënë Ryshikov, duke iu referuar pandemisë në planetin Tokë.

Anija kozmike Soyuz është nisur sot në mëngjes drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës duke bartur dy kozmonautë rusë dhe një astronaute amerikane, të cilët do të qëndrojnë atje në muajt e parë të vitit 2021.

Para nisjes nga Kazakistani, ekipi i përbërë nga Sergey Ryzhikov, Sergey Kud-Sverchkov nga Rusia dhe Kate Rubins nga Shtetet e Bashkuara – kanë kaluar më shumë se një muaj në karantinë, si masë parandaluese dhe janë testuar për koronavirus disa herë.

Pasi të realizojnë një  fluturimin prej tri orëve, Rubin dhe të tjerët do të mirëprten nga një tjetër ekip prej tre personave që pritet të largohen nga stacioni hapësinor më vonë gjatë këtij muaji.

Para se t’i bashkohej Agjencisë amerikane për Hapësirë (NASA), Rubins ka punuar si mikrobiologe dhe ka qenë e përfshirë në kërkime për viruset.

Ky është misioni i saj i dytë në stacionin e Hapësirës. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Kontroll në Burgun e Durrësit, gjenden 10 celularë që përdoreshin nga të izoluarit

Një kontroll i befasishëm është ushtruar orët e fundit në Burgun e Durrësit, në qelitë të të izoluarve. Paraprakisht informohet...

Palët nuk ndryshojnë qendrim/ Dështon dhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të enjten – për herë të 23-të radhazi – ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë...

Kryemadhi për humbjen e Metës: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët para se të hynte në Kuvend se “karrigia e parlamentit nuk është as e Monikës dhe...

Kot lodheni

Nga Artur Ajazi Humbja e Partisë Demokratike në 11 Maj, ka nxjerrë sërish në diskutim “largimin“ e Sali Berishës. Mblidhen analistë, politikanë, fitues dhe humbës,...

Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias!

Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash. Ai e cilësoi parlamentin si një...

Lajme të tjera

Web TV