Zgjidhni një nga fotot dhe zbuloni si është marrëdhënia juaj në çift

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga figurat që do të zgjidhni në fotografi, do të zbulojë disa anë tuajat që ndoshta i dini por nuk guxoni t’i thoni me zë të lartë!

Figura 1/ Marrëdhënie e distancuar

I jepni përparësi marrëdhënieve fizike, nuk doni shumë përfshirje emocionale. Kërkoni të ruani pavarësinë tuaj, jeni ju ai/ajo që udhëhiqni lojën në çift.

Figura 2/ Marrëdhënie e sigurtë

I jepni shumë rëndësi raportit fizik dhe nuk druheni të përfshiheni edhe shpirtërisht. Jeni të sigurt dhe ndiheni rehat në marrëdhëniet intime sepse keni aftësinë të ruani raporte të ngushta me partnerin, pa hequr dorë nga pavarësia juaj.

Figura 3/ Marrëdhënie e ndrojtur

I shmangni gjithmonë marrëdhëniet intime sepse keni frikë mos ngeleni të zhgënjyer. Ju mungon siguria në vetvete dhe besimi te të tjerët. Kjo frikë rrezikon t’ju çojë në izolim total.

Figura 4/ Marrëdhënie e ekuilibruar

Njëri nuk e përjashton tjetrin, përkundrazi, forcon stabilitetin në çift. Një nga cilësitë tuaja më të mira është që vlerësoni individualitetin e çdokujt, pa iu imponuar. Jeni bujarë dhe ndani gjërat tuaja me të gjithë, duke ruajtur ekuilibrin në çdo marrëdhënie, sidomos në çift.

Figura 5/ Marrëdhënie e ndërlikuar

Jeni të lumtur që jeni në një marrëdhënie dhe deri këtu gjithçka shkon mirë, por kjo nuk duhet të jetë arsye për t’u ndarë me pjesën tjetër të botës. Për ju, miqtë janë të rëndësishëm prandaj marrëdhënia nuk duhet t’ju mbajë larg prej tyre.

Figura 6 / Marrëdhënia e shqetësuar

E lini veten të përfshiheni shumë në një marrëdhënie intime, eksperimentoni, komunikojini emocionet tuaja dhe krijoni besim te tjetri. Kujdeseni për partnerin sikur të ishte njeriu i vetëm në botë dhe të vuante nga diçka…/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV