Ahmet Prençi: Kanabizimi, platformë shtetërore

Çështja e kanabizimit të vendit ka qenë në qendër të diskutimeve dhe debateve publike në Shqipëri. Për këtë Ahmet Prençi ka qenë vetë shumë i shqetësuar duke bërë disa analiza dhe studime. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Prençi shkoi dhe më tej kur deklaroi se kanabizimi i vendit ka qenë dhe është platformë shtetërore.

 -Arben Rakipi një nga shefat tuaj tha para disa ditësh në emisionin tim se korrupsioni është pjesë e programit politik. A jeni dakord me këtë?

-Shembulli konkret i kanabizimit të vendit për mua është një platformë shtetërore për ta realizuar këtë gjë. Dhe policia ka bërë sehir në këtë projekt të qeverisë.

-Ka qenë projekt i qeverisë?

-Sigurisht!

-Kjo është shumë e rëndë zoti Prençi. Sepse ka pasur oficerë policie që nuk janë lejuar të dalin nga zyra për të kontrolluar territorin.

-Si e vërtetoni këtë?

-Unë jam në kontakt me oficerë policie që s’janë lejuar oficerë të antidrogës të dalin nga zyra./Fjala.al/Ke.Ba