Ahmet Prençi: Vendimi im për të mos ndërhyrë në Lazarat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 2009 një nga ngjarjet më të rëndësishme nuk u bë publike ishte përgatitja e një operacioni të policisë për të mos ndërhyrë në fshatin Lazarat i cili ishte kthyer në një ishull të kultivimit të kanabisit. Pas 11 vjetësh ish-drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit Ahmet Prençi deklaron se ka qenë vendimi i tij për të mos ndërhyrë. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Prençi tha se nëse policia do ndërhynte do kishte pasoja me vrasje policësh dhe qytetarësh.

 

-Ju i keni lejuar oficerët e policisë për të ndërhyrë në Lazarat?

-Në vitin 2008 nga statistikat e policisë italiane janë sekuestruar gjatë gjithë vitit 4 kg kanabis sativa. Në 2009 që ka qenë vit elektoral janë kaluar 160 kg kanabis sativa në mos gaboj. Se shtrohet problemi që ka qenë fenomen. Të paktën në 6 ose 7 javë të vitit 2016 kanë kaluar 65 tonë kanabis sativa për në Itali. Tani gjithë këto të ardhura, ku shkojnë? Me këto të ardhura krimi i organizuar ble pushtet, ble drejtësinë, zgjeron hegjemoninë e vet në territore të caktuara të vendit. Dhe është një situatë e jashtëzakonshme për shqiptarët. Sepse biznesi i ndershëm konkurrohet nga një trafikant droge. Lazarati ishte një vatër shumë problematike dhe për ne. 100 tonë që tha Saimir Tahiri që u gjendën në Lazarat pse ishin të magazinuara? Duhet të kishin vajtur në destinacion.

-Domethënë e keni penguar ju?

-Jo penguar. Aty është shtruar një problem për të bërë ndërhyrje në Lazarat por unë në planin e operacionit kam parashikuar dhe pasoja që mund të vinin.

-Pasoja domethënë vrasje?

-Vrasje policësh, vrasje qytetarësh, dhe u mor vendimi për të mos ndërhyrë.

-Kush e mori vendimin?

-Po sigurisht që unë e mora vendimin në konsultë me ekspertët ndërkombëtarë.

-A quhet gabim ky?

-Unë nuk e konsideroj gabim.

-Pse?

-Sepse ne bëmë tjetër gjë. Izoluam gjithë zonën dhe çdo ngarkesë që ka dalë nga Lazarati është kapur nga Policia e Shtetit./Fjala.al/Ke.Ba 

 

Lexo edhe :  Vrau 52-vjeçaren në banesën e saj dhe i vuri flakën, policia zbardh ngjarjen e rëndë

 

Të fundit

Trump firmosi urdhrin për tarifat, bien tregjet europiane

Tregjet evropiane të aksioneve kanë pësuar rënie të konsiderueshme pas një tjetër përshkallëzimi në luftën tregtare të iniciuar nga...

Zoti Dumani, drejtësia nuk është konferencë shtypi!

Nga Fejzo Subashi Zoti Dumani, nuk jeni as komod, as më pak  i detyruar të dilni shpesh në konferenca shtypi. Kjo jo së nuk dua unë,...

“E neveritshme”, Trump kërcënon Putinin me sanksione të reja pas sulmeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dënuar sulmet e ripërtërira masive të Rusisë dhe ka njoftuar sanksione të reja kundër Moskës. Të martën, Trump i...

Në 24 orë goditen 4 raste të shpërndarjes së lëndë narkotike, arrestohen pesë persona

Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen sasi dhe doza të...

Gavi del në mbështetje të shokut të skuadrës: “Shpresoj të fitojë Topin e Artë”

Mesfushori i Barcelonës, Gavi i ka dal në krah shokut të skuadrës Lamine Yamal, duke e mbështetur 18-vjeçarin si pretendent për Topin e Artë...

Lajme të tjera

Web TV