Krimi/ Maliqi: Çfarë do na thoni? Lleshaj: Ka rënë, po bëhet lodhja e madhe për të shkrepur ndonjë foto kanabisit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me interpelancën e  thirrur nga deputeti Lefter Maliqit me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Deputeti i ka kërkuar llogari Lleshajt për  vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe. Po kështu ai i ka kërkuar llogari ministrit edhe për kultivimin e drogës në vend.

“Ngushëllime për shkak të paaftësisë së parandalimit të policisë në fushën e krimit, ç’mund të na thoni për kriminalitetitn, ndërkohë që Çela po thotë se krimi ka pushtuar qytetin e Elbasanit, për vrasje makabër në Lushnje e Shkodër, për problemet e drogës, ku dy ditë më parë u kapën 1.2 ton drogë. Vrasjen që u bë në Malësinë e Madhe, por ç’mund të na thoni edhe për parcelat me drogë, kur s’kemi marrë asnjë masë po policët. Ç’mund të na thoni për Vettingun skandaloz në Polici, për veprimet e OFL-së dhe veprimet e tyre të famshëm apo për policinë shtetërore”, tha Maliqi.

Në fjalëen e tij Lleshaj nga foltorjka e Kuvendit u shpreh se krimi në vend nuk është në nivele alarmante, ashtu sikurse akuzon opozita. Ministri theksoi se janë rritur kapacitetet për të luftuar krimin e organizuar.

“Do fokusohem në dy gjëra. E para në çështje të sigurisë. Shqipëria nuk përjeton një situatë të rëndë e krimit, përkundrazi ka situani më të mirë të rendit. Sa për shembull, Shqipëria 1,7 vrasje për 100 mijë banorë, ndërsa BE e ka 1,2. Në vitin 2012 numëronte 126 të vrarë në 1 vit. Unë këto nuk i jap për të sfiduar askënd. Nuk dua të mohoj as ngjarjet e rënda kriminale.

Kush ka sy është i ftuar ta shohë, nuk mund të diskutohet se të gjithë treguesit negativë në vend janë në rënie. Është fakt se niveli i goditjes dhe zbulimit të ngjarjeve kriminale është rritur ndjeshëm. Siguria ka edhe një dimension tjetër, ajo përkufizohet si mungesa e frikës. Qytetarët janë të sigurt kur nuk ndjejnë frikë. Dhe në këtë dimension situata është inkurajuese”, u shpreh Lleshaj.

Lexo edhe :  Shpërtheu tre herë pas nisjes/ Raketa Starship përfundon me sukses mision testues

Më tej ai sqaroi se janë shuar kapacitetet në luftën kundër krimit dhe kemi arritur në rezultate inkurajuese.

“1700 punonjës të policisë janë shtuar në këto dy mandate. OFL që po punon për të goditur financat e krimit po punon me intensitet të lartë. Bëhet fjalë për persona të dënuar më parë dhe e konsideronin të mbyllur llogarinë me drejtësinë. Për drogërat e forta Shqipëria kreu operacione në shkallë të gjerë.

Është padyshim meritë e qytetarëve shqiptarë se dinë sesi ta mbajnë sigurinë e tyre, por është edhe një kontribut i policisë. Një mori mediash sociale dhe grupime politike jetojnë vetëm me kronikën e zezë të vendit. 300% më i lartë është numri i vrasjeve në Letoni se në Shqipëri. 200% më i lartë është ky numër në Lituani. Megjithatë atje kronika e zezë nuk zë ballinat”, tha Lleshaj.

Ndërsa lidhur me kanabisit, Lleshaj tha se kanabisi nuk ka shpërthyer ashtu sikurse pretendohet. Sipas Tij është bërë lodhje e madhe për të shkrepur ndonjë foto të bimëve me kanabis.

“Trafikimi, ka pasur lodhje të madhe në Shqipëri për të shkrepur ndonjë foto dhe vide. Mezi është rritur të shkrepen nja dy foto për ca bimë. Viti 2020 shënoi një tjetër vit ë përshkallëzimit të suksesshëm të kanabisit në Shqipëri. Tani nuk mund të flitet më për fenomen por për tentativa. Sasitë e kapura janë në nivele më të ulëta. Pas suksesit të pamohueshëm qëndron një punë e madhe”, u deklaroi Lleshaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV