Meta flet për kanabisin: Bosët e vërtetë kurrë nuk preken

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka publikuar analizën e Pëllumb Nako, botuar në Panorama, me titull “Kanabisi, nga krim në plagë sociale”, dhe thotë se shpërthimi i kanabisit “në vit zgjedhor është traditë e njohur”, teksa thekson se bosët e vërtetë “kurrë nuk preken”.

“Kanabisi përdoret si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara por edhe si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinjve që në mungesë të mbështetjes shtetërore janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kriminale”, shkruan Meta në statusin e tij.

Më tej ai shton se, “Bosët e vërtetë kurrë nuk preken por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal”.

Ditët e fundit, Policia e Shtetit pretendon se mbjellja dhe kultivimi i kanabisit në vend është ulur, ndërsa janë akuzuar edhe mediat se po publikojnë pamjet e arkivës si pamje aktuale./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3443459612366954

Të fundit

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN,...

Preç Zogaj: Dy lajme nga jashtë me rëndësi të madhe brenda

Lajmi i parë ishte deklarata e Ambasadës Amerikane për zgjedhjet e 11 majit. E vonuar në krahasim me deklaratat e mëpërshme dhe me ato...

Mori rrugën e pelegrinazhit, haxhiu shqiptar ndërron jetë dhe prehet në varrezat e Mekës

Haxhi Avdi Jusufi, një shqiptar besimtar nga Kosova, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotme teksa merrte pjesë në pelegrinazhin e Mekës dhe është varrosur...

VIDEO: Mori 7200 vota, Myslim Murrizi shton darkë për demokratët e Tiranës

Politikani i djathtë Myslim Murrizi ka shtruar darkë falenderimi për demokratët e Tiranës, të cilët e mbështetën me votë në zgjedhjet e 11 Majit....

“Kandidatë të opozitës janë kërcënuar nga bandat e Ramës në Shkozet”

E ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, Ilirjana Kuçana, e cila ishte kandidate për deputete në listë të...

Lajme të tjera

Web TV