Rama kujton gripin spanjoll të vitit 1918 që vrau 50 milionë njerëz: Nga sot maska është e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në facebook ka rikujtuar “Gripin Spanjoll” pandeminë e vitit 1918 ku u infektuan 500 milionë persona dhe vdiqën rreth 50 milionë njerëz.

Mirmëngjes dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë”, ka shkruar Rama në facebook.

Kreu i qeverisë nëpërmjet këtij postimi të cilin e ka shoqëruar dhe me foto nga viti 1918 i ka kujtuar dhe një herë qytetarëve që nga sot, maska është e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë.

Ditën e djeshme drejtoresha e ISHP-së bëri të ditur se është miratuar “Udhëzuesi mbi përdorimin e detyrueshëm të maskave në ambientet jashtë shtëpisë”, që paraqet kriteret e përgjithshme, rregullat dhe përjashtimet për përdorimin e barrierave mbrojtëse.

Nga sot është vendosur është vendosur 3 mijë lekë gjobë për këdo që nuk vendos maskën jashtë shtëpisë dhe 5 mijë lekë në rast përsëritje.

Të gjithë qytetarët duhet të kenë parasysh që nëse kapen pa kartë identiteti do të shoqërohen në komisariat./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV